Bota

'Veproni sa nuk është vonë', shtetet e QUINT thirrje qeverisë së Kosovës të zbatojë vendimin për Manastirin e Deçanit

Shefat e misioneve të Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës theksuan se respektimi i pavarësisë së gjyqësorit dhe zbatimi i ligjit janë detyrime të secilës qeveri demokratike.

20 Maj 2022, 13:25 Nga DOSJA
'Veproni sa nuk është vonë', shtetet e QUINT thirrje
Manastiri i Decanit

KOSOVË- Shtetet e QUINT-it në një deklaratë të përbashkët i kanë kërkuar sërish qeverisë së Kosovës që të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me tokën e Manastirit të Deçanit.

Në maj të vitit 2016, Gjykata Kushtetuese e Kosovës vërtetoi pronësinë e Manastirit të Deçanit mbi disa hektarë tokë. Përkundër këtij vendimi të ligjshëm dhe kërkesave pasuese, vendimi i Gjykatës ende nuk është zbatuar”, thuhet në kërkesën e tyre.

Shefat e misioneve të Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës theksuan se respektimi i pavarësisë së gjyqësorit dhe zbatimi i ligjit janë detyrime të secilës qeveri demokratike.

Po ashtu, ato janë parakushte për konsolidimin demokratik të Kosovës dhe integrimin e saj në institucionet evropiane dhe euroatlantike”.-vijon deklarata.

Më tej ata ritheksuan edhe njëherë kërkesën për qeverinë e Kosovës që të zbatojë pa vonesa vendimin për Manastirin e Decanit.

Prandaj, sërish i bëjmë thirrje qeverisë së Kosovës që, në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, të veprojë pa u vonuar për zbatimin e plotë të regjistrimit të ligjshëm të tokës së Manastirit të Deçanit”.-përfundon deklarata.

Vendimi i Kushtetueses i vitit 2016 kundërshtohet nga qeverisja lokale e Deçanit, e cila refuzon ta zbatojë atë, duke pretenduar se ajo pronë është e kompanive shoqërore “Apiko” dhe “Iliria” dhe se asnjëherë nuk ka qenë e Manastirit të Deçanit. Autoritetet lokale në Deçan besojnë, gjithashtu, se Gjykata Kushtetuese legalizoi vendimin e Sllobodan Millosheviqit nga viti 1997, kur vendosi t'i dhurojë këtë pronë Manastirit të Deçanit.

Më 4 shkurt të këtij viti, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përsëriti qëndrimin e tij se vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës është i bazuar në “politikën diskriminuese” të Qeverisë së Serbisë, të vitit 1997.

(d.a/dosja.al)

Sondazh

Poll

Bota 20 Maj 2022, 11:04

Joe Biden nis turin 6-ditor në Azi

Joe Biden SHBA- Presidenti amerikan Joe Biden shpreson të përdorë vizitën e tij në Azi për të konfirmuar besimin e tij ...