Aktualitet

Ju gjet një pistoletë poshtë sediljes së makinës, dënohet me 7 vite burg shqiptari në Britani(EMRI+FOTO)

21-vjeçari i identifikuar si Klejdi Kazani e fshehu armën, e cilësuar si "vdekjeprurëse" nga oficerët, poshtë sediljes së pasagjerit të makinës.

20 Maj 2022, 13:10 Nga DOSJA
Ju gjet një pistoletë poshtë sediljes së makinës,
Klejdi Kazani

BRITANI- Një 21-vjeçar shqiptar është vënë në prangat e policisë në Birmingam të Britanisë pasi gjatë një kontrolli ju gjet një pistoletë nën sediljen e makinës.

Sipas mediave vendase, 21-vjeçari i identifikuar si Klejdi Kazani e fshehu armën, e cilësuar si "vdekjeprurëse" nga oficerët, poshtë sediljes së pasagjerit të makinës.

Kazani nuk e dinte se makina po gjurmohej nga policia, e cila e ndaloi atë në Hertfordshire gushtin e kaluar. Arma, një pistoletë turke Retay 84FS e konvertuar me qitje bosh, ishte në gjendje të gjuante municion të vërtetë pasi bllokimi i tytës së saj ishte hequr.

Kazani u përpoq të arratisej, por i ra një paketë cigaresh që përmbante disa fishekë bosh 9 mm, të cilat ishin modifikuar duke shtuar si predhë një kushinetë topi çeliku. 

Ai u deklarua fajtor për mbajtjen e një arme zjarri dhe municioni dhe u dënua me 7 vite burg në Gjykatën e Luton Crown.

(d.a/dosja.al)

Sondazh

Poll