Aktualitet

Raporti i SPAK, Xhafaj: Është për t'u përgëzuar por duhen gjetje dhe konkluzione

Në fjalën e tij teksa ka dhënë dhe qëndrimin e tij në lidhje me punën e Prokurorisë së Posaçme ai tha se SPAK ka pasur një fillim të vështirë dhe se trysnia do vazhdojë të jetë dhe më e fortë.

20 Maj 2022, 11:47 Nga DOSJA
Raporti i SPAK, Xhafaj: Është për t'u përgëzuar
Fatmir Xhafaj

TIRANË-Deputeti i Partisë Socialiste Fatmir Xhafaj i ka drejtuar disa pyetje kreut të SPAK Arben Kraja në Komisionin e Ligjeve i cili u mblodh ditën e sotme.

Në fjalën e tij teksa ka dhënë dhe qëndrimin e tij në lidhje me punën e Prokurorisë së Posaçme ai tha se SPAK ka pasur një fillim të vështirë dhe se trysnia do vazhdojë të jetë dhe më e fortë.

"Ju kujtoj kur paraardhësit tuaj shkonin në kafe, raporti jep një tablo të përgjithshme, unë e shikoj pozitive, është një tregues që dëshmon ngarkesën dhe angazhimin e prokurorëve. është mjaft domethënësë, është për t'u përgëzuar, ka disa çështje që kanë sinjale të mira, personalisht, zoti drejtues do doja një raport jo vetëm me bilanc shifrash, është e rëndësishme që të gjithë aktorët të mundohen të gjejnë më të mirën duhet një raport me konkluzione, me gjetje, ju bëni hetime, konstatoni, shihni se si sillen zyrtarët, pushtetet.

Shyqyr që është kështu, se andej nga ana ime thonë noti i mirë mesohet në dallgë të larta. Duhet të ikë koha kur një prokuror bënte në një ditë 20 kallëzime, apo kur oficerët shërbenin si sekserë, apo kur  Duhet të jemi shumë të kujdesshëm për t'u bërë barrikadë.  Në ligjin tuaj, sa herë është thirrur mbledhja e Prokuririsë së Posacme, ky raport a është diskutuar në mbledhje? Po projekti?"-tha Xhafaj.

Më tej ai Xhafaj i shtoi pyetjen e dytë ku i tha se cilat dispozitatparashikojnë se cilat janë udhëzimet që janë nxjerrë me shkrim për prokurorët.

Gjithashtu disa pyetje ka ndritur edhe deputeti i PD Dashnor Sula. Ai është shprehur se kompani dhe njerëz pranë qeverisë kanë marrë qindra milona euro nga fondet e tërmetit. Po ashtu ai shtoi se shqiptarët i kanë sytë nga drejtësia.

"E gjithë shoqëria i ka syte te SPAK. Mafia dhe politika janë dy fuqi ose luftojnë ose bëjnë një marreveshje me njëra tjetrën. Birn apo media të tjera në investigime kanë konstatuar me prova dhe fakte që japn shpjegiem të qarta të dy fenomeneve, si pandemia dhe termeti, që krijuan kosto për buxhetin. Kompani të caktuara pranë qeverisë, klientel apo person të lidhur drejtpërdrejtë me politikën kanë përfituar qindra miliona euro nga fondet e tërmetit? Nuk mund të ketë logjikë, por e perfitojnë persona që janë pjesëtarë të mazhorancës dhe afër pushtetit. Parlamenti shqiptar gjatë këtyre 8 viteve ka bërë ligje special, me raste konkrete per kompani konkrete, 2-3 ligje janë në ajër. A ka hetime të ketyre ligjeve special, por nuk janë vënë në lëvizje. Sa % zënë denoncimet nga KLSH. E dini se në cfarë presioni janë prokuroritë në rrethe. Kemi bërë me dhejtëra kallëzime," tha Sula.

(a.b)/dosja.al

Sondazh

Poll