Aktualitet

VD-Dosja e Aleks Nikës/ Ndreca: A mund të transferohet në SPAK? Kraja: Duhet vlerësuar

Kraja tha se është Prokuroria e Tiranës që duhet të bëjë fillimisht vlerësimin.

20 Maj 2022, 11:23 Nga DOSJA
VD-Dosja e Aleks Nikës/ Ndreca: A mund të transferohet në SPAK?
Arben Kraja

TIRANË- Kreu i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Arben Kraja u pyet ditën e sotme gjatë Komisionit të Ligjeve për dosjen e Aleks Nikës. Deputeti i Partisë Socialiste, Plarent Ndreca e pyeti Krajën nëse ka mekanizma ligjorë që dosja e vrasjes së Aleks Nikës në 21 janar të transferohet te SPAK. Kraja tha se është Prokuroria e Tiranës që duhet të bëjë fillimisht vlerësimin.

Plarent Ndreca: Pas ankesave të familjarëve të Aleks Nikës, e ndjej detyrim t'ju pyes, a ekziston një mekanizëm që transferon dosjen nga prokuroria e Tiranës, drejt SPAK, duke qënë se pesha e dosjes lidhet me kompetencat e SPAK?

Arben Kraja: Kur një procedim penal është pranë një procedurë që është ajo kompetentë për ta vlerësuar çfarë ka në dosje. Nëse vlerëson se nuk është kompetencë e saj, pastaj i dërgohen aktet prokurorisë tjetër. Në këtë rast është SPAK, i cili i vlerëson. Kjo është zgjidhja që i ka dhënë kodi i procedurës penale

Kraja ka paraqitur raportin për vitin 2021 të institucionit që ai drejton në Komisionin e Ligjeve.

(a.b)/dosja.al

Sondazh

Poll