Aktualitet

Grabitje gjatë natës në Sarandë, 'maskat' hapin kasafortën e biznesit, largohen me paratë

Në fshatin Gjashtë, në biznesin e personit me inicialet P.D, persona ende të paidentifikuar kanë vjedhur një shumë parash.

20 Maj 2022, 11:19 Nga DOSJA
Grabitje gjatë natës në Sarandë, 'maskat' hapin
Grabitje

SARANDË- Një grabitje ka ndodhur gjatë natës në Sarandë. Policia informon se në fshatin Gjashtë, në biznesin e personit me inicialet P.D, persona ende të paidentifikuar kanë vjedhur një kasafortë duke marrë prej saj një shumë parash. Policia ka nisur punën për identifikimin dhe kapjen e autorit. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, pasi më datë 19.05.2022, gjatë natës, në fshatin Gjashtë, Sarandë, në biznesin e shtetasit P. D.,  62 vjeç, banues në Sarandë, persona të paidentifikuar kanë vjedhur një kasafortë dhe një shumë parash. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

(A.B)/Dosja.al

Sondazh

Poll