PD ‘non grata’ në BE? Berisha: Qëndrim personal i deputetit të CDU. Presidenti? Parodi
Sali Berisha tha se shtyrja e procesit edhe kësaj here do të shkakonte probleme në Tiranë. Lidhur me procesin e negociatave për kreun e shtetit që ka nisur në selinë e PD, Berisha tha shkurtimisht se ishte i neveritshëm.
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka dalë ditën e sotme në një konferencë për mediat. Në fjalën e tij, Berisha ka përcjellë një mesazh për presidentin e KE, Charles Michel, që të çelen sa më shpejt negociatat e Shqipërisë me Bashkimin Europian. Edhe pse shton se Shqipëria ka ende problematika, Berisha tha se shtyrja e procesit edhe kësaj here do të shkakonte probleme në Tiranë.
Po ashtu, Sali Berisha i është përgjigjur deputetit të CDU-së Gunther Krichbaum, i cili u shpreh se nëse lideri historik i Partisë Demokratike merr drejtimin e të djathtës shqiptare, PD shpallet ‘non grata’ nga partia simotër PPE. Berisha tha se ai është një qëndrim personal i tij, ndërsa theksoi se nuk mund të ndërhyjë në procesin e zgjedhjes së partisë simotër.
Ndër të tjera në fjalën e tij, Berisha tha se kishte edhe një ftesë për deputetin e Budenstagut, ku i bëri thirrje që të hetojë në arkivat e vendit të tij dhe të gjejë një provë të vetme kundër tij. Ndërkohë që ish-kryeministri ka komentuar operacion e SPAK ditën e djeshme. Sipas tij, operacioni u dekonspirua me urdhër të kryeministrit Edi Rama.
Në lidhje me procesin gjyqësor të hapur në Francë kundër sekretarit amerikan të shtetit, Antony Blinken, Berisha tha se ka disa faktorë kundër. E para që nuk është shtetas francez dhe të BE-së. Po ashtu, Berisha komentoi edhe procesin e zgjedhjes së presidentit të ri, duke u shprehur se çdo veprim i Alibeajt nuk përfaqëson Partinë Demokratike, por ai po përdoret nga Edi Rama. Procesin e negociatave për kreun e shtetit që ka nisur në selinë e PD, Berisha tha shkurtimisht se ishte i neveritshëm.
(a.b.k.m/dosja.al)
Sondazh
Presidenti i KE në Tiranë, i pari që mbështet “Open Ballkan”,Rama: Statusi 'vend i asociuar i BE', ideale
Charles Michel dhe Edi Rama TIRANË- Presidenti i Këshillit Evropian, institucionit më të lartë të Bashkimit Evropian, Charle...
Deputeti gjerman i CDU/CSU: Nëse Berisha rikthehet, PD rrezikon pezullimin nga PPE
Gunther Krichbaum TIRANË- Deputeti kristiandemokrat në Parlamentin Gjerman, Gunther Krichbaum ka bërë një deklaratë kund...
Berisha: Komisioni Hetimor u mbyll se do hetohej vrasja e Xhuvanit. Bardhi: Gënjeshtër
Gazment Bardhi dhe Sali Berisha KORÇË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se Komisioni Hetimor për masakrën zgjedhore të...
Këlliçi: Janë vënë baste nëse mund të vija në SHBA, por ja ku jam, mes republikanëve
Belind Kellici TIRANË- Deputeti demokrat Belind Këlliçi aktualisht ndodhet në SHBA pas ftesës së të rinjve të Par...
Meta: Nuk bëj komproms. Më 25 korrik dalë krah qytetarëve
Ilir Meta TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka treguar se pas 24 korrikut do të dalë në opozitë përkrah njerëzve. I ftuar n&e...
Bashkëpunimi me Berishën? Meta: Do varet nga raporti i tij me referendumet
Ilir Meta TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka deklaruar se bashkëpunimi i tij me ish-kryeministri Sali Berishën do të varet nga raportet e ...
Meta: Isha unë ai që bëra të mundur Reformën në Drejtësi
Ilir Meta TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka deklaruar se votimi i Reformës në Drejtësi u bë pasi ai vetë ishte kryetar parlamen...
A ke frikë nga drejtësia? Meta: Jo. Rama është ai që ka
Ilir Meta TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka deklaruar se nuk ka asnjë frikë nga drejtësia. I ftuar në emisionin "Të Paekspozuar...
Meta: Pranova presidencën jo për interesin tim, por për t’i shërbyer vendit
Ilir Meta TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka treguar arsyet që e shtynë drejt presidencës 5 vjet më parë. I ftuar në e...
Shkrimi i gazetës austriake, Meta: Gazetë bulevardi, spekulime komplet
Ilir Meta TIRANË- Presidenti Ilir Meta, ka folur për shkrimin në gazetën austriake Kronen Zeitung, ku thuhej se ai ka paguar 700 m...




