Politike

A ke frikë nga drejtësia? Meta: Jo. Rama është ai që ka

I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit' në Mcn Tv, Meta tha se është Rama, ai që ka frikë nga drejtësia dhe se tani po kërkon të çlirohet vetë. 

19 Maj 2022, 22:39 Nga DOSJA
A ke frikë nga drejtësia? Meta: Jo. Rama është ai që ka
Ilir Meta

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka deklaruar se nuk ka asnjë frikë nga drejtësia. I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit' në Mcn Tv, Meta tha se është Rama, ai që ka frikë nga drejtësia dhe se tani po kërkon të çlirohet vetë. 

"Zero shqetesim nga drejtesia e Edi Rames. Dy armet e mia me te forta jane transparenca dhe e verteta. Rama ka frikërat dhe ankthet e tij nga drejtesia e vet dhe tani do të çlirohet vetë. Shumë miq të tij ish-ministra i ka bërë bedena, për aktet e tij që ka miratuar nëpërmjet Sekretarit të Përgjithshëm të Qeverisë. Ai me përmendjen time dhe të Berishës, do të tërheqë vëmendjen e halleve të tij. Ilir Meta, nuk i është shmangur dhe nuk i shmanget drejtësisë edhe kur drejtësia është sjellë e padrejtë, unë e kam fituar betejën e të drejtës time," tha Meta.

(I.A/dosja.al)

Sondazh

Poll