Presidenti i KE në Tiranë, i pari që mbështet “Open Ballkan”,Rama: Statusi 'vend i asociuar i BE', ideale
Zyrtari i lartë europian, Charles Michel ka shprehur mbështetjen e tij lidhur me nismën, që më herët i kanë dalë kundër zyrtarë të tjerë, të cilët e kanë cilësuar si një angazhim paralel me Procesin e Berlinit.
TIRANË- Presidenti i Këshillit Evropian, institucionit më të lartë të Bashkimit Evropian, Charles Michel është bëri i pari zyrtar i lartë i BE që ka dalë në mbështetje të “Open Ballkan”. Pasi ka mbërritur për vizitë në Tiranë, ai ka dalë në një prononcim për mediat me kryeministrin Edi Rama, ku edhe ka shprehur mbështetjen e tij lidhur me nismën, që më herët i kanë dalë kundër zyrtarë të tjerë, të cilët e kanë cilësuar si një angazhim paralel me Procesin e Berlinit.
Po ashtu, në fjalën e tij, Michel tha se vendet e Ballkanit nuk do të lihen mënjanë. Ai foli edhe për idenë e një statusit 'vendi i asociuar në BE' për vendet e Ballkanit, status, i cili do të jepte më shumë rol në union por pa qenë anëtar i plotë.
Gjithashtu, për këtë ide foli edhe kryeministri Rama, i cili doli në krah të idesë së propozuar nga presidenti francez Emmanuel Macron. Për Ramën, kjo ide do t'i jepte fund një herë e mirë edhe paranojave që thonë se Bashkimi Evropian i ka lënë mënjanë vendet e Ballkanit Perëndimor.
Lidhur me procesin e çeljes së negociatave këtë qershor për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel u shpreh se është mëse i merituar. Ndërsa kreu i qeverisë shqiptare ka përmendur edhe njëherë “kërcenimin” se nëse edhe këtë herë nuk ka një marrëveshje për çeljen e negociatave, atëherë vendi ynë ka të drejtë të kërkojë ndarjen nga Maqedonia e Veriut, e cila sipas tij mbahet peng prej Bullgarisë. Më pas, bdalur në dy raportet e miratuara nga Parlamenti Europian, i cili i kërkoi BE-së që të nisë negociatat me Shqipërinë.
Michel erdhi dje në rajon, duke nisur vizitën në rajon nga Serbinë, ku takoi presidentin Aleksandër Vuçiç, sot do të qëndrojë në Shqipëri. Ndërsa nesër ka planfikuar një takim me zyrtarë edhe në Bosnjë&Hercegovinë.
(a.b.k.m//Dosja.al)
Sondazh
Deputeti gjerman i CDU/CSU: Nëse Berisha rikthehet, PD rrezikon pezullimin nga PPE
Gunther Krichbaum TIRANË- Deputeti kristiandemokrat në Parlamentin Gjerman, Gunther Krichbaum ka bërë një deklaratë kund...
Berisha: Komisioni Hetimor u mbyll se do hetohej vrasja e Xhuvanit. Bardhi: Gënjeshtër
Gazment Bardhi dhe Sali Berisha KORÇË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se Komisioni Hetimor për masakrën zgjedhore të...
Këlliçi: Janë vënë baste nëse mund të vija në SHBA, por ja ku jam, mes republikanëve
Belind Kellici TIRANË- Deputeti demokrat Belind Këlliçi aktualisht ndodhet në SHBA pas ftesës së të rinjve të Par...
Meta: Nuk bëj komproms. Më 25 korrik dalë krah qytetarëve
Ilir Meta TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka treguar se pas 24 korrikut do të dalë në opozitë përkrah njerëzve. I ftuar n&e...
Bashkëpunimi me Berishën? Meta: Do varet nga raporti i tij me referendumet
Ilir Meta TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka deklaruar se bashkëpunimi i tij me ish-kryeministri Sali Berishën do të varet nga raportet e ...
Meta: Isha unë ai që bëra të mundur Reformën në Drejtësi
Ilir Meta TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka deklaruar se votimi i Reformës në Drejtësi u bë pasi ai vetë ishte kryetar parlamen...
A ke frikë nga drejtësia? Meta: Jo. Rama është ai që ka
Ilir Meta TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka deklaruar se nuk ka asnjë frikë nga drejtësia. I ftuar në emisionin "Të Paekspozuar...
Meta: Pranova presidencën jo për interesin tim, por për t’i shërbyer vendit
Ilir Meta TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka treguar arsyet që e shtynë drejt presidencës 5 vjet më parë. I ftuar në e...
Shkrimi i gazetës austriake, Meta: Gazetë bulevardi, spekulime komplet
Ilir Meta TIRANË- Presidenti Ilir Meta, ka folur për shkrimin në gazetën austriake Kronen Zeitung, ku thuhej se ai ka paguar 700 m...
Mega aksioni i SPAK, Meta: Të japë llogari, pse nuk u ndaluan të gjithë
TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka komentuar aksionin e SPAK ditën e sotme. I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit", Meta tha se SPAK du...


