Politike

Meta: Pranova presidencën jo për interesin tim, por për t’i shërbyer vendit

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në Mcn Tv, Meta tha se për vendimin, para të gjithave vuri interesat e vendit.

19 Maj 2022, 22:22 Nga DOSJA
Meta: Pranova presidencën jo për interesin tim, por për t’i
Ilir Meta

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka treguar arsyet që e shtynë drejt presidencës 5 vjet më parë. I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në Mcn Tv, Meta tha se për vendimin, para të gjithave vuri interesat e vendit.

"Rama ishte shumë i interesuar që unë të bëhesha president i vendit sepse në këtë mënyrë eliminonte LSI-në. Unë e pranova sepse kisha dyshime që PD nuk do hynte në zgjedhje. Rama me format që i dimë ne mund të merrte ca deputetë dhe të zgjidhte një president kukull. Unë pashë më shumë interesin e vendit se sa interesin tim. Pasi u zgjodha president, unë insistova për futjen e PD në zgjedhje," tha Meta.

(I.A/dosja.al)

Sondazh

Poll