Politike

Axhenda/ Presidenti i KiE në Tiranë, Michel mban konferencë me Ramën

Në orën 10.30, do të zhvillohet një takim kokë më kokë dhe takim i dy delegacioneve. Ndërsa në orën 11.15 Michel do të mbajë një konferencë për shtyp me kryeministrin Edi Rama.

19 Maj 2022, 20:23 Nga DOSJA
Axhenda/ Presidenti i KiE në Tiranë, Michel mban konferencë me
Edi Rama dhe Charles Michel

TIRANË- Është zbardhur axhenda e Presidentit të Këshillit të Evropës Charles Michel, i cili nesër do të jetë në Tiranë. Në agjendë parashikohen që zyrtari i lartë i BE do të pritet nga kreu i qeverisë, Edi Rama në orën 10:15 në bulevardin pranë Kryeministrisë. Në këtë vend do të zhvillohet Ceremonia e Mirëseardhjes.

Në orën 10.30, do të zhvillohet një takim kokë më kokë dhe takim i dy delegacioneve. Ndërsa në orën 11.15 Michel do të mbajë një konferencë për shtyp me kryeministrin Edi Rama.

Turin e tij në rajon, zyrtari i BE e ka nisur në Serbi, ku edhe do të takohet me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç. Pas takimeve në Shqipëri, Michel do të vizitojë edhe Bosnjë&Herzegovinën.

(F.m/dosja.al)

Sondazh

Poll