Politike

Mega aksioni i SPAK, Meta: Të japë llogari, pse nuk u ndaluan të gjithë

 Meta gjithashtu tha se një pjesë e konsiderueshme e personave në këtë operacion u larguan para arrestimit.

19 Maj 2022, 21:02 Nga DOSJA

Mega aksioni i SPAK, Meta: Të japë llogari, pse nuk u ndaluan të

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka komentuar aksionin e SPAK ditën e sotme. I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit", Meta tha se SPAK duhet të kishte vepruar që para zgjedhjeve, meqë janë ata të cilët janë akuzuar dhe për krimet zgjedhore. Meta gjithashtu tha se një pjesë e konsiderueshme e personave në këtë operacion u larguan para arrestimit.

"SPAK te kishte vepruar para zgjedhjeve. Duhet te ketë sqarime për publikun pse aksioni i fundit nuk çoi ne ndalimin e te gjithë te dyshuarve. Personat që janë arrestuar sot nga SPAK, janë ata të cilët janë akuzuar dhe për krimet zgjedhore. Alarmant është fakti që informacioni ka rrjedhur një ditë para se të ekzekutoheshin këto urdhra arresti. Shpresojmë që drejtësia të funksionojë dhe ata që kanë qenë deri dje të paprekshëm sot të jenë para drejtësisë.

E rëndësishme është që hetimi të vazhdojë dhe të jetë i pavarur, unë këtu nuk po përmend vetëm incidentet në kohën e zgjedhjeve por dhe ato më përpara. Unë do të doja të jetë një aksion i sinqertë kundër botës së krimit, pa selektivitet, të shkonte deri në fund. Dëshiroj të jetë një fillim të mirë, dhe të përmirësohet gjithçka në mënyrë të vazhdueshme, pasi bota e krimit, edhe për lidhjet politike edhe të shërbimeve elektorale që kryen ato në mënyrë të vazhdueshme. E vërteta është që kriminalizimi i jetës politike e shoqërore është si asnjëherë më parë, e dimë se çfarë ndodh në rrethe të ndryshme të Shqipërisë si Fier, Durrës, Shkodër, Elbasan dominanca e grupeve kriminale dhe rivalitet midis tyre janë problem shumë i madh. Vetem nje goditje e forte, jo selektive, duke mos mbajtur anen e nje grupi kriminal kunder nje grupi tjeter, vetem duke zbatuar ligjin, do te riktheje besimin e qytetareve tek drejtesia," tha Meta.

(I.A;f.m/dosja.al)

Sondazh

Poll