Sport

Një tjetër yll i Juventusit largohet me parametra zero, ndaj Fiorentinës ndeshja e fundit

Edhe Federico Bernardeschi do t'i japë fund aventurës së tij te Juventus.

19 Maj 2022, 19:10 Nga DOSJA

Një tjetër yll i Juventusit largohet me parametra zero, ndaj

ITALI- Edhe Federico Bernardeschi do t'i japë fund aventurës së tij te Juventus. Futbollisti nuk ka ndërmend të zgjasë kontratën me klubin bardhezi që i skadon këtë sezon. Ndeshja ndaj Fiorentinës do të jetë e fundit për lojtarin i cili në pesë sezone ka 182 paraqitje dhe 12 gola.

Vendimi erdhi pas një debati mes klubit dhe agjentit të Bernardeschit, Federico Pastorello.Sipas asaj që u zbulua, lojtari do të kishte dashur të vazhdonte me klubin torinez, por propozimi nuk është pëlqyer nga agjenti. Bernardeschi u ble nga Fiorentina për 40 milionë euro, ndërkohë që Galatasaray interesohet për italianin.

E.Ç (Dosja.al)

375414 10924

Sondazh

Poll