Sport

VD/ 'Serena Williams, polemika e madhe', tenistja akuzoi gjyqtarin: “Ti je hajdut”!

Çfarë ndodhi në në finalen e US Open 2018? Cili qe konflikti i tenistes amerikane me gjyqtarin? Premiera e këtij dokumentari që zbulon ngjarjet, do të jetë këtë të premte, më 20 maj, në orën 22:15 në kanalin televiziv AMC BREAK

19 Maj 2022, 18:03 Nga DOSJA
VD/ 'Serena Williams, polemika e madhe', tenistja akuzoi gjyqtarin:

SHBA - Shtator 2018. Flushing Meadows. Finalja e US Open. Serena Williams dhe Naomi Osaka luftonin për kurorën në "The Big Apple". ‘Perandoria’ e amerikanes, e cila kishte fituar tashmë 23 Grand Slam, u kërcënua nga shfaqja e tenistes japoneze, e cila po kërkonte të fitonte një terren në elitën e tenisit për femra.

Në fillim të setit të dytë, gjyqtari e paralajmëroi Serenën për 'stërvitje', një akuzë që lojtarja nuk e pranoi. Më vonë, e frustruar me japonezen në krye të rezultatit, Williams theu raketën e saj dhe u ndëshkua përsëri nga gjyqtari.

Pas penalltisë së dytë, ish-numri një, u kthye kundër arbitrit, duke i drejtuar akuza të rënda: “Ti je gënjeshtar, kërko falje dhe mos më fol, se je edhe hajdut, me ke vjedhur pike mua”.

Carlos Ramos vendosi ta ndëshkojë këtë akuzë, me një lojë penallti, për të cilën ajo u përgjigj: "Shumë burra u thonë këto gjëra gjyqtarëve dhe asgjë nuk ndodh. A do të më ndëshkosh për faktin se jam grua?

Nesër, e premte, më 20 maj, në orën 22:15, kanali televiziv AMC BREAK, prodhuar nga AMC Networks International South Europe, jep premierë ekskluzivisht në Spanjë "Serena Williams, polemika e madhe". 

Dokumentari nga rrjeti amerikan ESPN, është punuar nga duart e fituesit tre herë të çmimit “Pulitzer”, Don Van Natta Jr., për një nga finalet më të diskutueshme të Grand Slam-it në tenis për femra. Ky dokumentar tregon polemikën dhe përpiqet të zgjidhë të panjohurat e lëna nga ajo përballje.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll