Sport

Finalja e Conf.League/ Tifozët e Romës, dy fluturime speciale për në Tiranë! (axhenda në Olimpico)

Me rastin e finales së Conference League më 25 maj ndërmjet Romës dhe Feyenoord, kompania Ita Airways ka organizuar dy fluturime speciale nga Fiumicino drejt aeroportit shqiptar.

19 Maj 2022, 17:14 Nga DOSJA

Finalja e Conf.League/ Tifozët e Romës, dy fluturime speciale për

ITALI- Ita në ndihmë të tifozëve të Romës. Me rastin e finales së Conference League më 25 maj ndërmjet Romës dhe Feyenoord, kompania Ita Airways ka organizuar dy fluturime speciale nga Fiumicino drejt aeroportit shqiptar. Fluturimet speciale që nisen nga Roma Fiumicino për të marrë pjesë në finalen në Tiranë do të kenë funksionalitetin e mëposhtëm: AZ 0582 e datës 24 maj niset nga Roma FCO në orën 10:00 mbërritja në Tiranë në orën 11:25; AZ 0582 e datës 25 maj nisja nga Roma FCO në orën 12.00 me mbërritje në Tiranë në orën 13.25.

AZ 0507 e datës 26 maj nisja nga Tirana në orën 01.00 dhe mbërritja në Romë Fiumicino në orën 02.25; AZ 0585 e datës 26 maj nisja nga Tirana në orën 6.00 dhe mbërritja në Romë Fiumicino në orën 07.25. Dy fluturime të reja në të cilat tifozët e Romës do të mund të llogarisin për të udhëtuar drejt Tiranës dhe për të parë finalen e madhe të Romës kundër Feyenoord.

Stadiumi 'Olimpico' në Romë do të hapë portat në mbrëmjen e finales: "Familja jonë do të mblidhet edhe një herë për të bërë tifo për Romën në shtëpinë tonë. Ne do të bëjmë tifo për ekipin tonë sikur të ishte aty, nën sytë tanë:", shkruhet në faqen e AS Roma. Shitja e biletave do të nisë nesër me të favorizuar abonentët. Biletat nuk do të jenë të transferueshme.

E.Ç (Dosja.al)

4123

Sondazh

Poll