Sport

Shtypi i huaj/ Tirana do të mbyllë shkollat, universitetet dhe zyrat publike për finalen e Conference League

Është hera e parë që Shqipëria pret një event sportiv të këtyre përmasave dhe garancia e sigurisë, shpërngulja e tifozëve të dy skuadrave europiane dhe akomodimi në hotele do të jetë një sfidë e vërtetë për vendin ballkanik.

19 Maj 2022, 18:53 Nga DOSJA

Shtypi i huaj/ Tirana do të mbyllë shkollat, universitetet dhe zyrat

SPANJE - Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, do të mbyllë të gjitha zyrat publike, universitetet dhe shkollat ​​më 25 maj, për të pritur finalen e Conference League ndërmjet Romës dhe Feyenoord, raporton spanjolja “Mundodeportivo”.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, njoftoi këtë të enjte se të gjitha institucionet arsimore publike dhe private do të mbyllen në kuadër të masave të marra për festën e finales, që do të zhvillohet në orën 21:00 në stadiumin “Air Albania”. 

“Le të jemi të gjithë pjesë e këtij eventi madhështor dhe të mirëpresim vizitorë nga e gjithë Europa!”,- ka thënë Kushi. Më herët, Qeveria kishte shpallur festë për të gjithë administratën publike.

Nuk ka trafik deri në orën 18:00

Për organizimin e ardhjes së tifozëve, qarkullimi i mjeteve do të ndalohet deri në orën 18:00, me përjashtim të rasteve emergjente dhe transferimit të vizitorëve.

Këto masa janë marrë, sipas autoriteteve, për të “organizuar në mënyrë shembullore” finalen e Conference League, e cila do t'i japë fund edicionit të saj të parë në kryeqytetin shqiptar.

Është hera e parë që Shqipëria pret një event sportiv të këtyre përmasave dhe garancia e sigurisë, shpërngulja e tifozëve të dy skuadrave europiane dhe akomodimi në hotele do të jetë një sfidë e vërtetë për vendin e vogël ballkanik.

Rreth 100.000 fansa do të vijnë

Vlerësohet se në Tiranë do të mbërrijnë nga 90.000 deri në 100.000 tifozë të dy klubeve, megjithëse çdo skuadre i janë ndarë vetëm 4000 bileta për finalen, ndërsa pjesa tjetër do të duhet ta ndjekë ndeshjen në ekranet e mëdha, që do të vendosen në hapësirat publike.

Stadiumi “Air Albania”, i inauguruar në nëntor 2019, ka një kapacitet për rreth 21 mijë spektatorë, shifër kjo që bie në pak më shumë se 19 mijë me modifikimet që do të bëhen për këtë ndeshje.

Të gjitha vendet në hotelet në Tiranë janë tashmë të zëna, ndonëse çmimi i një nate ka arritur vlerën e paprecedentë të 8 mijë eurove, duke tejkaluar pagën mesatare të një viti.

Conference League është një kompeticion i ri zyrtar europian për klube, i organizuar nga UEFA, i konsideruar si kompeticioni i tretë kontinental, pas Champions League dhe Europa League.

Shtypi i huaj/ Tirana do të mbyllë shkollat, universitetet dhe zyrat

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll