Aktualitet

Policia rrethon teatrin, Ministria e Kulturës urdhër që të boshatiset, artistët: Velaij hapi sot konkursin për shembjen

22 Korrik 2019, 10:56 Nga DOSJA

Tiranë- Forca të shumta policia rrethuan sot Teatrin Kombëtar por janë larguar pak minuta më parë pasi panë që aty po vijon puna për largimin e orendive. Mësohet se Ministra e Kulturës i ka bërë një shkresë Teatrit Kombëtar që të boshatiset sa më shpejt godina e këtij institucioni. Po kështu është tentuar që të bllokohet dhe furnizimi me ujë dhe me energji elektrike.

Në të njëjtën ditë me këto zhvillime, dhe me protestën e artistëve që po vijon në 24 orë të ditës, Agjensia e Prokurimit Publik ka nxjerrë dhe thirrjen për Komisionin e Vlerësimit, ku do të paraqiten projekte të reja për ndërtimin e Teatrit Kombëtar.

Në lidhje me këtë ka reaguar edhe Aleanca për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar e cila deklaron se sot Veliaj ka ka shpallur zyrtarisht konkursin me të cilin kërkon të shembë godinën dhe të grabisë truallin e Teatrit Kombëtar.

Reagimi i Aleancës së Teatrit Kombëtar

Sot, Bashkia e Tiranës ka shpallur zyrtarisht konkursin me të cilin kërkon të shembë godinën dhe të grabisë truallin e Teatrit Kombëtar.

E gjithë kjo procedurë, e cila filloi me VKM-në e publikuar më 3 qershor, bazohet tërësisht mbi një ligj anti-kushtetues i cili e lejon qeverinë të veprojë si një feudal mesjetar. Nëpërmjet këtij ligji qeveria mund të grabisë pasuri publike e private ku e si të dojë dhe t’ua dhurojë klientëve të saj pa pyetur askënd.

Kuptohet që është tejet ironike, e mbase dhe tragjike, që e gjitha kjo po ndodh teksa shqiptarët dëgjojnë vazhdimisht përrallën e “reformës në drejtësi”. Trualli i Teatrit po grabitet pikërisht sepse Shqipëria nuk ka sot një Gjykatë Kushtetuese që do e bllokonte këtë procedurë të çmendur në më pak se 5 minuta.

Nëse komuniteti dhe partnerët ndërkombëtar, “intelektualët” dhe “ekspertët” e paguar prej tyre”, duan të ruajnë sadopak kredibilitetin e tyre, ata duhet të reagojnë sot, qartë dhe publikisht, ndaj kësaj paçavure anti-kushtetuese. Nesër, kur Teatri të mbrohet me forcë, do të jetë tepër vonë!

Fati i Reformës vendoset këtu, në mes të Tiranës, dhe jo në zyrat e fshehta të pazareve politike!

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet policia rrethon teatrin urdhri i ministrisë së kulturës zbrazet teatri kombëtar policia rrethon teatrin urdhri i ministrisë së kulturës zbrazet teatri kombëtar

Sondazh

Poll