Aktualitet

Sa mijë euro do të paguhen prokurorët e SPAK, Ibrahimi: KLP i ka propozuar qeverisë t’i rrisë rrogat

22 Korrik 2019, 09:37 Nga DOSJA
Sa mijë euro do të paguhen prokurorët e SPAK, Ibrahimi: KLP i ka

Tiranë- Kreu i KLP-së Gent Ibrahimi ka deklaruar se pritet që të rriten rrogat për prokurorët e SPAK.

Sipas tij, është menduar që për të minimizuar mundësinë e korrupsionit, prokurorëve t’ju jepet një rrogë e majme, që nis me 1500 euro, me pretendimin për të shkruar deri në 2500 euro.

“Çdo institucion ka rrezikun e kalbëzimit nga brenda. Edhe prokurorët e SPAK mund të bëhen viktima të korrupsionit. Por ata do të jenë nën kontroll të vazhdueshëm nga brenda institucionit. Nga ana tjetër për ta minimizuar mundësinë e rënies pre të korrupsionit pagat e tyre u japin mundësi të jetojnë me dinjitet pa u korruptuar. Prokurori i SPAK e ka pagën mujore 1500 euro që ditën e parë të punës. KLP i ka propozuar qeverisë t’i rrisë deri në 2.500 euro.”, është shprehur ai për DW. (lexo këtu)

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet gent ibrahimi klp pagat e prokurorëve të spak gent ibrahimi klp pagat e prokurorëve të spak

Sondazh

Poll