Aktualitet

Gjykata pranon gjykim të shkurtuar për Tahirin, pretenca del më 10 shtator/ Ish-ministri: Zvarritje!

22 Korrik 2019, 09:12 Nga DOSJA

TIRANE– Gjykata pranon kërkesën e Saimir Tahirit për një proces gjykimi të shkurtuar. Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi që ish-ministri të gjykohet me aq prova sa prokuroria ka deri më tani, ndërsa i la kohë organit të akuzës deri më 10 shtator, datë afati për të prezantuar pretencën për Tahirin.

Kjo ishte seanca e katërt për Saimir Tahirin, pas shtyrjes së tri seancave të mëparshme.  Ish-ministri i Brendshëm, është paraqitur sot në Gjykatën e Krimeve të Rënda i shoqëruar nga avokati i tij, Maks Haxhia.

Në dalje të seancës së zhvilluar tek Krimet e Rënda, ish-ministri tha se nuk është normale shtyrja e gjyqit dhe se humbja e dokumentacionit është tregues për atë që ndodh me drejtësinë për njerëzit.

Tahiri bëri edhe një shigjetim për politikën shqiptare, kur tha se historia ka nisur me burra me mustaqe dhe përfundoi me burra që bëjnë botoks, por që siç shtoi edhe vetë, ky nuk është rasti i tij.

 Tahirit iu shty gjyqi në seancën e shkuar me pretendimin se kanë humbur disa letërporosi nga Italia dhe Greqia.  Prokuroria kishte humbur dëshmitë e Moisi Habilajt dhe Nezar Seitit.

Tahiri e quajti absurde humbjen e dëshmive që provonin fajësinë e tij. Ai tha se hiqte dorë prej tyre vetëm gjyqi të mos shtyhej, si dhe theksoi se nëse në çdo institucion humbasin letrat si në rastin e tij, atëherë “Republika ka rënë”.

 

 

 

 

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri akuzohet për trafik droge në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Ai akuzohet se ka kryer veprat penale ‘Trafikimi i narkotikëve’, në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, ‘Grup i strukturuar kriminal’ dhe ‘Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kirminal’ parashikuara nga nenet 283/a/1, 28/4/ dhe 333/a/2 të Kodit Penal.

Në maj të vitit 2018 Tahiri dorëzoi dhe mandatin e deputetit dhe u vu në dispozicion të drejtësisë. Pas kësaj organi i akuzës kërkoi sërish arrestimin e tij, por Gjykata vendosi që ta linte vetëm në masën “arrest shtëpie”. Prokuroria ka kërkuar disa herë arrestimin e tij, por Gjykata nuk ka pranuar pasi nuk ka qenë e bindur nga provat e dorëzuara.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet dosja tahiri gjyqi per saimir tahirin saimir tahiri dosja tahiri gjyqi per saimir tahirin saimir tahiri

Sondazh

Poll