Aktualitet

KLP emëron prokurorët e përkohshëm, Altin Dumani drejton Apelin e Krimeve të Rënda (EMRAT)

22 Korrik 2019, 08:47 Nga DOSJA
KLP emëron prokurorët e përkohshëm, Altin Dumani drejton

TIRANË- Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka miratuar sot ndryshime të tjera në prokuroritë dhe gjykatat e rretheve.

KLP ka miratuar me 10 vota pro, projekt-vendimin për caktim të përkohshëm të prokurorit Julian Cafka në pozicionin e Drejtuesit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër. Ky emërim vjen pas shkarkimit të drejtuesit të prokurorisë së Gjirokastrës, Arben Pasho.

Gjithashtu, në mbledhjen e sotme, është miratuar 10 vota pro projekt-vendimi për caktim të përkohshëm të prokurorit Altin Dumani, në pozicionin e Drejtuesit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda.

Gjithashtu është miratuar me 9 vota pro dhe 1 kundër, emërimi i përkohshëm i prokurorit Lazër Çardaku, si prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër.

Rozeta Qirjaqi është emëruar si drejtuese e prokurorisë pranë gjykatës së Apelit në Korçë, ndërkohë që Irena Cunoti është emëruar si prokurore pranë gjykatës së Shkallës së Parë në këtë qytet.

Ndërkohë që është shtyrë shqyrtimi i kërkesave dhe miratimi i projekt-vendimeve për caktim në detyrë të znj. Edlira Bako dhe znj. Pranvera Gruda.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet altin dumani emerimet e klp julian cafka rozeta qirjaqi altin dumani emerimet e klp julian cafka rozeta qirjaqi

Sondazh

Poll