Aktualitet

Saimir Tahiri fiton betejën e parë me prokurorinë, gjykata pranon gjykimin e shkurtuar

22 Korrik 2019, 10:01 Nga DOSJA
Saimir Tahiri fiton betejën e parë me prokurorinë, gjykata pranon

TIRANË- Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur të pranojë kërkesën për gjykim të shkurtuar për ish-ministrin Saimir Tahiri dhe ish-drejtuesin e Policisë Vlorë, Jaeld Cela. Për dy ish-oficerët Gjergji Kohila dhe Sokol Bode, gjykata ka vendosur që të ndajë çështjen.

Seanca e radhës për Tahirin do të zhvillohet më 10 shtator, afat që i është lënë prokurorisë për të përgatitur pretencën.

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri akuzohet për trafik droge në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Ai akuzohet se ka kryer veprat penale ‘Trafikimi i narkotikëve’, në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, ‘Grup i strukturuar kriminal’ dhe ‘Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal’ parashikuara nga nenet 283/a/1, 28/4/ dhe 333/a/2 të Kodit Penal.

Në maj të vitit 2018 Tahiri dorëzoi dhe mandatin e deputetit dhe u vu në dispozicion të drejtësisë. Pas kësaj organi i akuzës kërkoi sërish arrestimin e tij, por Gjykata vendosi që ta linte vetëm në masën “arrest shtëpie”. Prokuroria ka kërkuar disa herë arrestimin e tij, por Gjykata nuk ka pranuar pasi nuk ka qenë e bindur nga provat e dorëzuara.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet dosja tahiri gjergji kohila gjyqi per saimir tahirin jaeld cela saimir tahiri sokol bode dosja tahiri gjergji kohila gjyqi per saimir tahirin jaeld cela saimir tahiri sokol bode

Sondazh

Poll