Aktualitet

‘Këtu është gjithë jeta ime’, Tahiri i nervozuar: Gjyqi po zvarritet, historia mbyllet me burra që bëjnë botoks

22 Korrik 2019, 10:20 Nga DOSJA
‘Këtu është gjithë jeta ime’, Tahiri i

TIRANË- Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri nuk e ka pritur me gëzim vendimin e gjykatës për të pranuar gjykimin e shkurtuar.  Burime për Dosja.al bëjnë me dije se në momentin që prokurorët kanë kërkuar mbi 2 javë kohë për të shqyrtuar pretencën, Tahiri është nervozuar dhe është shprehur: Nëse për ju është procedurë, për mua është gjithë jeta ime.

Ndërkohë që para mediave, tha se shtyrja e gjyqit për në shtator është një tjetër zvarritje e procesit. Një ironi e pati edhe për pyetjen e gazetarëve, nëse do të plaket në këtë proces.

Saimir Tahiri: Pretendimi se gushti është pushim është i tepërt. Kjo histori u shty për në shtator, por kushtet ishin që të vijonte gjykimi i pandërprerë. Unë hajde de, nuk u lodha se e kam për detyrë. Se kuptoj pse prokuroria që ka dy vite që vijon hetimin ta mbyllë. Unë e thashë atë që kisha për të thënë. U shty herën e parë për punë poste, herën e dytë për punë polici, herën e tretë për punë letrash. Unë letrat kam parë ato që keni parë edhe ju. S’ka asnjë gërmë më shumë se ato që keni parë ju. Për më shumë do i dëgjoni në seancë konkluzionet e prokurorisë, por edhe të miat. Shyqyr që u gjetën dokumentat. Çfarë të bëj, t’i uroj që më në fund jo i gjetën, por i përkthyen. Merreni me mend çfarë bëjnë me njerëzit. Maksimumi në shkollë kam marrë 20% për mungesat, s’kam shkuar ndonjëherë në shkollë. Kjo histori ka nisur me burra me mustaqe dhe është mbyllur me burra që bëjnë botoks. Por ky s’është rasti im.

Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur sot të pranojë kërkesën për gjykim të shkurtuar për ish-ministrin Saimir Tahiri. Seanca e radhës për Tahirin do të zhvillohet më 10 shtator, afat që i është lënë prokurorisë për të përgatitur pretencën. 

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri akuzohet për trafik droge në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Ai akuzohet se ka kryer veprat penale ‘Trafikimi i narkotikëve’, në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, ‘Grup i strukturuar kriminal’ dhe ‘Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kirminal’ parashikuara nga nenet 283/a/1, 28/4/ dhe 333/a/2 të Kodit Penal.

Në maj të vitit 2018 Tahiri dorëzoi dhe mandatin e deputetit dhe u vu në dispozicion të drejtësisë. Pas kësaj organi i akuzës kërkoi sërish arrestimin e tij, por Gjykata vendosi që ta linte vetëm në masën “arrest shtëpie”. Prokuroria ka kërkuar disa herë arrestimin e tij, por Gjykata nuk ka pranuar pasi nuk ka qenë e bindur nga provat e dorëzuara.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet dosja tahiri gjyqi per saimir tahirin saimir tahiri dosja tahiri gjyqi per saimir tahirin saimir tahiri

Sondazh

Poll