Aktualitet

Enigma e vdekjes së Festim Latos/ Media holandeze: Është gjetur i mbytur në kanalin e Amsterdam-Rhein

22 Korrik 2019, 07:58 Nga DOSJA
Enigma e vdekjes së Festim Latos/ Media holandeze: Është gjetur i

Holandë-Një trup i pajetë është gjetur në kanalin e Amsterdam-Rhein pranë Nigtevechtit, në Holandë. Sipas medieve vendase trupit i pajetë i përket Festim Latos, Presidentit të vetëshpallur të Republikës së Çamërisë.

Media holandeze “Omroep” raporton se viktima u gjet nga një kalimtar i cili vuri re diçka po lundronte në ujë. Por në fakt sipas saj ishte trupi i pajetë i Festim Latos. Nuk dihet ende sesa ditë mund të ketë qëndruar trupi i pajetë në ujë. Theksojmë se Policia holandeze nuk e ka konfirmuar ende këtë lajm.

Kush është Festim Lato?

Festim Lato ishte shqiptar nga Vlora që punonte dhe jetonte në Holandë prej 25 vitesh. Republikën e Çamërisë, Lato, e shpalli më 30 tetor të vitit 2016.

Ai është dënuar disa herë për mashtrim, pas denoncimeve nga shumë persona. Jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Kosovë ai është denoncuar dhe akuzuar për mashtrim me mijëra euro. Madje edhe mediet holandeze shkruajnë se ai kishte marrë boxh shumë të mëdha parash.

Burimi: omroep

J.V/Dosja.al

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet enigma e vdekjes së festim latos festim lato gjendet i mbytur festim lato enigma e vdekjes së festim latos festim lato gjendet i mbytur festim lato

Sondazh

Poll