Aktualitet

VD-Shpërthim me tritol në lokalin Radhimë! Ambienti i marrë me qira nga kunati i Çelës, ish-DJ i Çapjave

Lokali 'Odeon 2' është në pronësi të Gjik Novruzit, i cili ia kishte dhënë me qira Shabanit pak kohë më parë.

19 Maj 2022, 06:58 Nga DOSJA
VD-Shpërthim me tritol në lokalin Radhimë! Ambienti i marrë
Lokali në Radhimë

VLORË- Shpërthim me tritol brenda lokalit të Sadrit Shabanit në Radhimë! Biznesit të marrë me qira, iu vendos  lënda plasëse në orën 03:00 të mëngjesit. Brenda biznesit ishin 4 punonjës të cilët fatmirësisht nuk u lënduan nga shpërthimi. Xhama dhe dyer të thyer, është ajo ç'ka ka mbetur nga biznesi i cili pak kohë më parë u mor me qira nga Shabani, i cili është nga Elbasani. 

Lokali 'Odeon 2' është në pronësi të Gjik Novruzit, i cili ia kishte dhënë me qira Shabanit. Ky i fundit rezulton të jetë kunati i Florenc Çelës dhe në të shkuarën ka qënë DJ në lokal Univers të fisit Çapaj. Po ashtu, në shkurt të 2022 Shabani u mor edhe në pyetje në lidhje me vrasjen e Gentian e Nezir Beqirit në 2012 si dhe u pyet në lidhje me njohjen që ai ka me Ardian Çapjan. 

Dy janë pistat kryesore të hetimit: ajo e konkurencës dhe ajo e pronësisë. Nuk dihet nëse Novruzi ka pasur probleme në të shkuarën për pronësinë apo ky është një mesazh paralajmërues për Shabanin. Grupi hetimor është ende në krye të punës për të zbardhur të gjithë ngjarjen. 

(a.b)/dosja.al

Sondazh

Poll