Aktualitet

Po mbyteshin në Dhërmi, dy të rinjtë kërkojnë ndihmë në mes të detit, shpëtohen nga policia

S. B., 28 vjeç, dhe V. A., 25 vjeç, banues në Tiranë janë në gjendje të mirë shëndetësore.

19 Maj 2022, 00:40 Nga DOSJA
Po mbyteshin në Dhërmi, dy të rinjtë kërkojnë
Shpëtimi i të rinjve

VLORË- Dy persona që rrezikonin të mbyteshin në Dhërmi janë shpëtuar nga nga Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare. Në njoftimin zyrtar të policisë bëhet me dije se dy persona kanë qenë duke lundruar me gomone në vendin e quajtur “Rrugët e bardha”, në Palasë dhe e kanë pasur të pamundur të ktheheshin në breg. Ata kërkuan ndihmë dhe shërbimet i gjetën rreth 2 milje larg bregut të detit. S. B., 28 vjeç, dhe V. A., 25 vjeç, banues në Tiranë janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Njoftimi i policisë Dhërmi

Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Dhërmi, bënë të mundur gjetjen dhe nxjerrjen nga deti të dy personave të cilet rrezikonin të mbyteshin së bashku me mjetin e tyre lundrues.

Më datë 18.05.2022, rreth orës 20.00, pas marrjes së njoftimit nga Salla Operative e Komisariatit të Policise Himarë, se në vendin e quajtur "Rrugët e bardha", në Palasë, dy shtetas të cilët ishin duke lundruar në det me një gomone me lopata, po rrezikoheshin dhe e kishin të pamundur të ktheheshin në breg për shkak të rrymave të forta detare, shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Dhërmi u nisën menjëher në ndihmë të tyre,dhe pas kërkimeve të shumta, arritën ti konstatonin rreth 2 milje përballe bregut të dy shtetasit dhe konkretisht:

S. B., 28 vjeç, dhe V. A., 25 vjeç, banues në Tiranë

Menjëherë nga shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Dhërmi, u bë e mundur nxjerrja e tyre në breg, në gjendje të mire shëndetsore.

(F.m/dosja.al)

Sondazh

Poll