Aktualitet

Lirohet para kohe nga burgu Martin Shkreli

19 Maj 2022, 00:13 Nga DOSJA
Lirohet para kohe nga burgu Martin Shkreli
Martin Shkreli

SHBA- Shqiptari më i urryer në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Martin Shkreli është liruar nga burgu para kohe, duke e përfunduar me 5 vite burg, në vend të 7, dënimin e tij. Lajmin e ka bërë me dije vetë vokati i 39-vjeçarit, Ben Brafman, për mediat ndërkombëtare. “Neë York Post” shkruan se Shkreli, ish-kreu i Vyera Pharmaceuticals tashmë është i lirë, pavarësisht se ishte planifikuar të lirohej në shtator të vitit 2023.

“Jam i lumtur të njoftoj se Martin Shkreli është liruar nga burgu i Allenëood, pasi i plotësoi të gjitha kushtet që lejonin shkurtimin e dënimit të tij,”- mësohet të ketë thënë avokati.

Shkreli, ish-kreu i Vyera Pharmaceuticals, u dënua me burgim në vitin 2018 pasi bleu të drejta ekskluzive për ilaçin antiparazitar Daraprim për 55 milionë dollarë në vitin 2015. Ai e rriti çmimin e tij në 750 dollarë për tabletë nga 17,50 dollarë për tabletë. Kompania gjithashtu bllokoi konkurrentët nga krijimi i versioneve gjenerike. Praktikat e kompanisë nxitën zemërimin e gjerë të publikut në atë kohë. Më 14 janar të këtij viti gjykata e urdhëroi atë të kthente 64.6 milionë dollarë shtetit amerikan, të ardhura që ishin pjesë e fitimeve të ish-kompanisë së tij. Shkrelit iu ndalua gjithashtu të punonte në industrinë farmaceutike për pjesën tjetër të jetës.

(F.m/dosja.al)

Sondazh

Poll