Sport

Drejtori i Barcelonës Abidal i dorëzohet Griezmann dhe merr vendimin drastik ndaj Neymarit

22 Korrik 2019, 09:53 Nga DOSJA
Drejtori i Barcelonës Abidal i dorëzohet Griezmann dhe merr vendimin

Gjatë gjithë merkatos trasferimi i Neymar tek klubi i Barcelonës ishte kryefjalë për shumë debate brenda klubit, por dhe në mediat sportive.

Me sa duket dhe dilemës nëse Neymar do të ketë një kthim të fuqishëm në Barcelonë, drejtori sportiv i Barcelonës Eric Abidal në mënyrë indirekte i ka dhënë fund duke i mbyllur derën sulmuesit.

Eric Abidal është shprehur se tani Barcelona e ka kompletuar repartin e sulmit me ardhjen e Grizman.

Por, në dispozicion për të startuar me ekipin Barcelona ka dhe tre sulmues të tjerë, Ousmane Dembele, Philippe Coutinho dhe Malcom.

Para se të vinte Griezmann na duhej edhe një sulmues për të plotësuar çdo pozicion në sulm me dy lojtarë. Pas transferimit të francezit nuk kemi nevojë për një sulmues tjetër”-shprehet drejtori sportiv i Barcelonës Eric Abidal.

Burimi:CULE

(D.K/Dosja.al)

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport barcelona eric abidal neymar barcelona eric abidal neymar

Sondazh

Poll