Sport

Tottenham i bën puçin Realit, i ofron Eriksenin për 70 mln euro rivalëve historik!

21 Korrik 2019, 15:43 Nga DOSJA
Tottenham i bën puçin Realit, i ofron Eriksenin për 70 mln euro

E ardhmja e Christian Eriksen duket të jetë larg Tottenham, duke qenë se ka vetëm një vit kontratë dhe ka refuzuar të rinovojë.

Real Madrid ka qëndruar pas tij prej kohësh, por i gjithë operacioni për të lidhet ngushtë me të ardhmen e Paul Pogba, të cilin klubi madrilen e ka kthyer në prioritet.

Gjithsesi Tottenham është vënë në lëvizje dhe ka bërë ulje për danezin, duke ia ofruar Atletico Madridit për 60-70 milionë euro. Kjo lëvizje është zbuluar nga gazeta spanjolle “AS”, që ka shkruar se një emisar i klubit anglez është takuar drejtorin sportiv të Atleticos, Miguel Angel Gil, të cilin e ka vënë në dijeni për shumën që kërkojnë.

Kujtojmë që kur e kërkoi Real Madrid në ditët e para të merkatos, Tottenham kërkonte mbi 120 mln euro, por duke parë vullnetin e 27-vjeçarit për të mos rinovuar, nuk dëshiron ta humbasë me kosto zero në fund të sezonit të ardhshëm.

Marrë nga Telesport

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport christian eriksen eriksen tek atletico madrid christian eriksen eriksen tek atletico madrid

Sondazh

Poll