Sport

Rudi Vata: U dha një dënim i paprecedentë, e frikshme si nuk reagon Ministria e Sportit ose kryeministri

22 Korrik 2019, 09:18 Nga DOSJA
Rudi Vata: U dha një dënim i paprecedentë, e frikshme si nuk

U bë kryefjala e mediave sportive dënimi i paprecedentë  që CAS dha ndaj klubit të Skënderbeut.

Nuk kanë munguar reagimet nga ish-futbollistë dhe ekspertë të futbollit.  Së fundmi i ftuar në një lidhje direkte në emisionin “Rubrika Sportive” në “RTSH”  ka reaguar dhe ish-futbollisti i  Vllaznisë dhe kombëtares shqiptare, Rudi Vata.

Ish-futbollisti ka folur për vendimin e CAS dhe UEFA-s për të dënuar Skënderbeun dhe për faktin se në Shqipërinë e korruptuar u dha një dënim i paprecedentë, por nuk reagoi as Ministria e Sportit e as kryeministri.

Sipas Rudi Vatës  presidenti i Skënderbeut, Ardan Takaj ka folur si politikanët shqiptarë që i thonë popullit që ne jemi burra të mirë dhe shiko çfarë kemi bërë.

Kam folur shpesh për Skënderbeun dhe futbollin shqiptar. Ky është një futboll i korruptuar. Duke qenë të gjithë institucionet në Shqipëri janë të korruptuar, nuk ka mundësi që futbolli të jetë ndryshe.

Skënderbeu është bërë viktimë e sistemit që ndërtoi vetë. Skënderbeu u ndërtua me qëllimin që do të bëheshin të paprekshëm, por ata nuk kuptuan se futbollit është një lojë që aq sa e dhunon, aq dhunohesh më vonë.

Sponsori i Skënderbeut foli si ata politikanët shqiptarë që i thonë popullit që ne jemi burra të mirë dhe shiko çfarë kemi bërë.

Ata kanë kurajën të akuzojnë Dervishin. Dervishi për mendimin tim është një figurë që nuk ka qenë përlyer në afera korruptive.

Tani flasim për persona që flasin për historitë e Nastradinit. S’ka shqiptarë që nuk e din se çfarë ndodh me ndeshjet, shitjet e blerjet.

Vetë sistemi i futbollit është i tillë. Unë Skënderbeun nuk e urrej, por unë urrej mënyrën se si mundohen të mbulojnë gjërat e të shiten si njerëz të pastër, sikur kanë zbritur nga qielli.

U dha një dënim i paprecedentë. Këtu nuk ka asnjë reagim nga Ministria e Sportit ose kryeministri. Është diçka e frikshme.

Turp të kenë këto njerëz që në vend të reflektojnë e të marrin përgjegjësi, justifikohen. UEFA nuk të bie në qafë kot.

Janë marrë njerëz të specializuar me këtë çështje. Shqiptarët menduan se ishin të shkathët po vjen një moment që laku ngushtohet.

Unë mendoj se është një lajm i mirë për futbollin shqiptar. Futbolli duhet të ndërtohet me projekte konkrete, duhet të punohet me të rinjtë dhe duhet kohë”, tha ish-futbollisti Rudi Vata.

(D.K/Dosja.al)

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport cas klubi i skënderbeut rudi vata uefa cas klubi i skënderbeut rudi vata uefa

Sondazh

Poll