Sport

“Shuplakë” për Conten, Interi s’ia del ndaj Manchester United, mposhtet 1-0 në Singapor

20 Korrik 2019, 18:58 Nga DOSJA
“Shuplakë” për Conten, Interi s’ia del ndaj

SINGAPOR- Manchester Unitedi ka mposhtur Interin me rezultat minimal 1-0 në kuadër të International Champions Cup në ndeshjen e zhvilluar në National Stadium të Singaporit.

Ekipi i drejtuar nga Ole Gunnar Solskajer ka arritur të mposht ekipin e Antonio Contes në ndeshjen e tyre të parë ndaj një kundërshtari të fortë.

Megjithatë pjesa e parë u mbyll në barazim dhe në 45-minutëshin e dytë u kryen shumë ndërrime nga të dy trajnerët, ndërsa golin e fitores për “djajtë e kuq” e shënoi i riu Greenëood, 15 minuta para fundit të takimit.

Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer mori përgjigje mjaft të mira nga pjesa dërrmuese e futbollistëve, ndërsa te Interi bënë një ndeshje mjaft të mirë Stefano Sensi dhe futbollistët e mbrojtjes.

Zikaltrit duhet të nxitojnë për të kompletuar repartin e avancuar të organikës së skuadrës, që edhe sot u pa se ishte “thembra e Akilit” e një ekipi, që di të rreshtohet mirë mbrapa dhe të dalë shpejt në sulm.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport humb interi ndeshja inter-manchester united singapor humb interi ndeshja inter-manchester united singapor

Sondazh

Poll