Sport

Tjetër shqiptar tek Lazio/ Igli Tare “rrëmben” 17-vjeçarin që luan për Zvicrën

21 Korrik 2019, 14:52 Nga DOSJA
Tjetër shqiptar tek Lazio/ Igli Tare “rrëmben”

ITALI– Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare ka afruar një tjetër shqiptar tek skuadra e “Shqiponjave”.

Skuadra ka arritur marrëveshjen me Florent Shehun, 17-vjeçarin e kërkuar nga disa ekipe të rëndësishme në Europë.

“Jam shumë krenar dhe i lumtur që kam nënshkruar një kontratë profesioniste 3-vjeçare me Lazion. Falenderoj klubin dhe drejtorin Igli Tare për besim“, – shkruan Shehu.

17-vjeçari ka lindur në Francë, zotëron pasaportën e Zvicrës, por është me origjinë nga Kosova. Ai ka luajtur për moshat e Levantes në Spanjë dhe luan me moshat e Zvicrës.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport florent shehu igli tare florent shehu igli tare

Sondazh

Poll