Sport

Algjeria shpallet kampione e Afrikës, mposht Senegalin në finale

20 Korrik 2019, 19:11 Nga DOSJA
Algjeria shpallet kampione e Afrikës, mposht Senegalin në finale

EGJIPT- Skuadra algjeriane është fituesja e Kupës së Afrikës, pasi mposhti në finale përfaqësuesen e Senegalit.

Finalja e luajtur në stadiumin e kryeqytetit Kairo të Egjiptit u mbyll me shifrat e ngushta 0-1, që u vendos që në minutën e dytë.

Ekipi i Senegalit, i cili nuk e ka fituar kurrë kompeticioni kërcënoi disa herë Algjerinë, por pa snjw rezultat. Në minutën e 60 gjyqtari dha një 11-metërsh në favor të Senegalit për prekje të topit me dorë, por që u anulua me VAR.

Me këtë rezultat do mbyllej takimi dhe Algjeria do të shpallej fituese e Kupës së Afrikës ku ky është titulli i dytë i këtij kompeticioni, pasi hera e fundit që Algjeria e kishte fituar ka qenë viti 1990.

(a.m/dosja.al)

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport algjeria fiton kupen e afrikes egjipt kupa e afrikes ndeshja algjeri-senegal algjeria fiton kupen e afrikes egjipt kupa e afrikes ndeshja algjeri-senegal

Sondazh

Poll