Sport

Kane bën çmendurinë, shënon nga gjysma e fushës ndaj Juventus dhe i jep fitoren Tottenham (VD)

21 Korrik 2019, 14:58 Nga DOSJA
Kane bën çmendurinë, shënon nga gjysma e fushës ndaj

Juventusit dhe Tottenahm kanë zhvilluar një miqësore mesditën e sotme në Singapore. Ndeshja u fitua nga londinezët me rezultatin 3:2 me një gol të Kane në minutat shtesë të takimit.

Maurizio Sarri e nisi jo me formacionin titullar, ndërsa nga minuta e parë u preferua Gianluigi Buffon. Pjesa e parë “foli” më mirë për ekipin anglez pasi edhe u mbyll me rezultatin 1-0 në favorin e tyre. Ndërsa me fillimin e pjesës së dytë, pas aktivizimit të Higuain dhe C. Ronaldo, Juventus arrin të marrë epërsinë.

Gjithsesi edhe kjo epërsi nuk zgjati shumë pasi vetëm 5 minuta më pas ishte Lucas ai që do çonte gjithçka në barazpeshë.

Atëherë kur po dukej se gjithçka po ndahej paqësisht mes Juves dhe Tottenham, mendon Harry Kane, i cili realizoi gol nga gjysma e fushës, për të befasuar portierin Wojciech Szczęsny.

Sfida mbyllet me kaq dhe londinezët dalin me kokën lartë nga stadiumi edhe pse ishte vetëm një miqësore.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport harry kane juventus vs tottenham kane shenon nga mesi i fushes harry kane juventus vs tottenham kane shenon nga mesi i fushes

Sondazh

Poll