Politike

Pas dorëheqjes si kryeministër, Haradinaj: Jo ndarje e as Dodik Republikë në Kosovë

22 Korrik 2019, 09:50 Nga DOSJA
Pas dorëheqjes si kryeministër, Haradinaj: Jo ndarje e as Dodik

Kosovë– Pasi dha dorëheqjen si kryeministër i Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se i falënderon të gjithë ata që e kanë përkrahur në këto ditë.

“Faleminderit të gjithëve. Jeni shumë që më përkrahët këto ditë. Nuk jam ndier vetëm asnjëherë!  Tregun për njohje, e jo ndarjen e Kosovës e as Dodik Republikë në Kosovë!”, shprehet Haradinaj në një postim në Facebook.

Dy ditë më parë Ramush Haradinaj dha dorëheqjen si kryeministri i Kosovës. Ramush Haradinaj informoi për dorëheqjen pasi është thirrur për të dëshmuar në Hagë. Në një konferencë për shtyp, Haradinaj u shpreh se hoqi dorë nga posti pasi sipas tij nuk mund ta cenonte nderin e Kosovës. (lexo këtu)

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike dorëhiqet haradinaj ramush haradinaj dorëhiqet haradinaj ramush haradinaj

Sondazh

Poll