Politike

Dy ditë pas dorëheqjes, Haradinaj pret Metën në Prishtinë (FOTO)

21 Korrik 2019, 18:46 Nga DOSJA
Dy ditë pas dorëheqjes, Haradinaj pret Metën në

PRISHTINË- Presidenti i Republikës Ilir Meta është takuar në Prishtinë me kryeministrin e dorëhequr të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Lajmin e ka dhënë vetë Haradinaj përmes një postimi në Facebook.

Kënaqësi e veçantë të takoj sonte në Prishtinë Presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta, bashkë vajzën Borën. Rast i mirë për të këmbyër mendime rreth aktualitetit politik në Kosovë, Shqipëri dhe rajon. Në proceset që po kalon Kosova, angazhimi i përbashkët përballë sfidave e fuqizon faktorin shqiptar”, shkruan Haradinaj.

Mësohet se takimi është bërë në një nga restorantet e Prishtinës. Meta nuk ka bërë ende një koment për takimin. Ai vjen dy ditë pas dorëheqjes së Haradinajt nga posti i kryeministrit për shkak të thirrjes nga Gjykata Speciale në Hagë.

Foto të publikuara nga Ramush Haradinaj

Dy ditë më parë Ramush Haradinaj dha dorëheqjen si kryeministri i Kosovës. Ramush Haradinaj dha dorëheqjen e pasi është thirrur për të dëshmuar në Hagë. Në një konferencë për shtyp, Haradinaj u shpreh se hoqi dorë nga posti pasi sipas tij nuk mund ta cenonte nderin e Kosovës. (lexo këtu)

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ilir meta ramush haradinaj takim ne prishtine ilir meta ramush haradinaj takim ne prishtine

Sondazh

Poll