Politike

Boçi tregon aksionin e opozitës: Të mos ketë iluzione, nuk kemi dorëzuar as më të voglën armë

22 Korrik 2019, 08:44 Nga DOSJA
Boçi tregon aksionin e opozitës: Të mos ketë iluzione, nuk

Tiranë- Luçjano Boçi, ish-deputeti i PD-së ka deklaruar së fundmi se  opozita nuk është tërhequr aspak nga synimi i saj, pavarësisht 30 qershorit. Sipas tij synimi kryesor i opozitës është largimi i Ramës dhe zgjedhjet e parakohshme.

“Nuk mund të eklipsohet fakti i forcës së opozitës në realizimin e një aventure politike, siç ishte 30 qershori, i cili nuk ishte proces zgjedhor, por votues. Të mos ketë iluzione, nuk i kemi dorëzuar armët. Opozita është këtu, është në betejë, opozita është në luftën e saj që vazhdon në forma të tjera. Nuk kemi dorëzuar as më të voglën armë dhe vazhdojmë betejën tonë me synimin kryesor: largimi i Ramës dhe zgjedhjet e parakohshme”, tha Luçiano Boçi në A2CNN.

Vijon kriza politike. Gjatë muajve të fundit ka pasur një përplasje e cila vijon ende mes Presidentit Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama. Pasi opozita nuk njohu zgjedhjet e 30 qershorit dhe vijonin protestat, Meta nxori një datë të re për zgjedhjet, 13 tetorin. Nga ana tjetër Rama shfaqet i vendosur se zgjedhjet e vetme ishin më 30 qershor. Njëkohësisht nga ana e socialistëve ka nisur edhe procedura për shkarkimin e Metës. Disa ditë më parë u ngrit edhe Komisioni Hetimor për shkarkimin e Presidentit. Rama e quan Metën armik të Kushtetutës.

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike boçi tregon për aksionin e opozitës luçjano boçi boçi tregon për aksionin e opozitës luçjano boçi

Sondazh

Poll