Politike

“Nuk merret pushteti me pushkë”, Shehi ‘hedh poshtë’ Bashën: Të dialogojë, s’ka sens të djegim insitucionet

21 Korrik 2019, 18:52 Nga DOSJA
“Nuk merret pushteti me pushkë”, Shehi ‘hedh

TIRANË– Kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar Dashamir Shehi shprehur se zgjidhja e krizës politike nuk mund të vijë duke sulmuar institucionet. Aleati i Partisë Demokratike ka bërë thirrje që palët të ulen në një dialog pasi ndryshimi i pushtetit nuk bëhet me pushkë.

I ftuar në studion e Top Channel, Shehi tha se ky është realiteti dhe se Basha duhet të ulet të dialogojë me këdo person që është në krye të Partisë Socialiste.

Ne s’kemi dalë e kemi thënë se ndryshimi i pushtetit do bëhet me pushkë, me molotov apo duke djegur institucionet se kjo nuk ka logjikë, por ama duhet të përgatiten kushtet që të bëhen zgjedhje se votime bënte dhe Enver Hoxha.

Mes shqiptarëve s’kemi albitra. Fatkeqesisht duhet t’i delegojmë një pjesë të sovranitetit tonë të huajve. Kam qenë

kundër dhe do jem deri sa të vdes, por realieti është ky.

Ne jemi per marrëveshje të madhe politike. Basha ulet me secilin që përfaqëson kryetarin e partisë. Do jetë Rama apo ndonjë tjetër punë për të. Do ja lëmë vjeshtës kur do jetë më pak vapë dhe tension dhe do gjykohen me gjakftohtësi këto pune. Do më pëlqente që gjërat të vendosen sipër tavolinës ndryshe do ishte zhgënjim i madh,”– tha Shehi ndër të tjera.

Opozita ka zhvilluar 10 protesta kundër kryeministrit Edi Rama, por mesa duket aleati i Bashës është tërhequr dhe nuk është dakort me këtë gjë. 

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike dashamir shehi edi rama kriza politike lulzim basha dashamir shehi edi rama kriza politike lulzim basha

Sondazh

Poll