Politike

Shpërndahen mandatet e fundit/ Aprovohen kandidatët e PS për Beratin, Bulqizës dhe Dibrës

22 Korrik 2019, 08:36 Nga DOSJA
Shpërndahen mandatet e fundit/ Aprovohen kandidatët e PS për

BERAT- Gjykatat e rretheve kanë shpërndarë mandatet e fundit për kandidatët e PS-së për Bashkitë.

Togat e zeza të Beratit dhe të Dibrës i ka dhënë mandatin Ervin Demos, Dionis Imerajt dhe Lefter Allës. 

Demo garoi në bashkinë e Beratit përballë dy kandidatëve, Pavlo Shkarpa nga Bindja Demokratike dhe Plarent Aleksi, si i pavarur. Ndërsa Imeraj dhe Alla kanë garuar të vetëm. 

Sipas KQZ-së, Demo rezultoi fitues me 89.55% të votave ose 14,963 vota. Ndërkohë kandidati i Bindjes Demokratike, Pavlo Shkarpa mori 5.16% të votave ose 862 vota, ndërsa kandidati i pavarur Plarent Aleksi mori 5.29% të votave ose 884 vota.

Tashmë pritet miratimi i mandateve për Këshillat Bashkiakë e më pas këta të fundit të bëjnë kostituimin për t’ju dhënë mundësinë kryetarëve të rinj që të nisin zyrtarisht detyrën.

Sot, Partia Demokratike i kërkoi Kolegjit Zgjedhor që të pezullojë procesin e dhënies së mandateve edhe të Këshillave Bashkiake derisa të ngrihet gjykata Kushtetuese, e cila sipas demokratëve ka tagër që të vendosë.

Ngërçi me mandatet e kryebashkiakëve erdhi pas mosnjohjes nga opozita të zgjedhjeve të 30 qershorit. Kryetarët e bashkive të djathta janë zotuar se nuk do të lirojnë zyrat e tyre, ndërkohë që gjykatat kanë dhënë mandatet në shumicën e bashkive.

“Mollë” sherri u kthye mandati i Valbona Sakos në Durrës, ku gjykata njëherë vendosi të mos e jepte mandatin, e dy ditë më vonë ia dha atë kandidates socialiste.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike dionis imeraj ervin demo gjykata e beratit gjykata e dibres mandatet e kryebashkiakeve zgjedhjet lokale 2019 dionis imeraj ervin demo gjykata e beratit gjykata e dibres mandatet e kryebashkiakeve zgjedhjet lokale 2019

Sondazh

Poll