Politike

PD letër Kolegjit: Pezullo dhënien e mandateve të Këshillave Bashkiakë derisa të ngrihet Kushtetuesja

22 Korrik 2019, 07:22 Nga DOSJA
PD letër Kolegjit: Pezullo dhënien e mandateve të Këshillave

TIRANE-  Partia Demokratike i ka dërguar një letër Kolegjit Zgjedhor, ku i kërkon pezullimin e dhënien e mandatave për Këshillat Bashkiakë derisa Gjykata Kushtetuese të vendosë.

Letra është dërguar nga Gazment Bardhi, para nisjes së shqyrtimit në kolegj të çështjeve për shpërndarjen e mandateve të këshilltarëve bashkiakë. Po kështu bëhet e ditur se janë vënë në dijeni edhe ODIHR, ONM, BE, ambasadat kryesore në Tiranë.

LETRA:

Shoqata e Bashkive ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë për kushtetueshmërinë e votimeve të 30 Qershorit.

Pa u shqyrtuar çështja në Gjykatën Kushtetuese, Kolegji Zgjedhor ka pengesë ligjore për të bërë shpërndarjen e mandateve të Këshillave monopartiake Bashkiake. Sipas Kodit të Procedurës Civile, Kolegji Zgjedhor ka detyrimin ligjor të vendosë pezullimin e gjykimit, për shkak se “çështja nuk mund të zgjidhet para se të zgjidhet një çështje tjetër.”

Ligji detyron Kolegjin të nos marrë vendim pa u shprehur më parë Gjykata Kushtetuese mbi kushtetueshmërinë e Dekreteve të Presidentit. Standardet e shqyrtimit gjyqësor te nosmarrëveshjeve në rrezik nga presioni i vetingut mbi disa anëtarë të Kolegjit Zgjedhir.

Vendimet e deritanishme të Kolegjit Zgjedhor, të pambështetura në ligj dhe të motivuara politikisht, sipas interesit të Qeverisë. Regjistrimi i paligjshëm i Bindjes dhe mohimi i opozitës për komisionerët, u konstatuan të paligjshme nga ODIHR.

Vetëm Gjykata Kushtetuese mund të shqyrtojë mënyrën e ushtrimit të kompetencave nga Presidenti, përfshirë dekretin e zgjedhjeve.

Sa kohë janë në fuqi dekretet për zgjedhje në 13 Tetor mandatet e këshilltarëve bashkiakë nuk mund të shpërndahen.Janë fituar në votime të padekretuara nga Presidenti.

Ky është një rast që Kolegji të mos lejojë zëvendësimin e pluralizmit me partinë shtet dhe demokracia me diktaturën.

Koha t’i shërbeni interesit publik përpara interesit tuaj privat, i cili po përdoret nga Rama për të krijuar drejtësinë e tij private, duke i shkaktuar Shqipërisë një dëm afatgjate”, shkruhet në letër. 

Ngërçi me mandatet e kryebashkiakëve erdhi pas mosnjohjes nga opozita të zgjedhjeve të 30 qershorit. Kryetarët e bashkive të djathta janë zotuar se nuk do të lirojnë zyrat e tyre, ndërkohë që gjykatat kanë dhënë mandatet në shumicën e bashkive.

“Mollë” sherri u kthye mandati i Valbona Sakos në Durrës, ku gjykata njëherë vendosi të mos e jepte mandatin, e dy ditë më vonë ia dha atë kandidates socialiste.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike gjykata kushtetuese pd letër kolegjit zgjedhor zgjedhjet lokale 30 qershor 2019 gjykata kushtetuese pd letër kolegjit zgjedhor zgjedhjet lokale 30 qershor 2019

Sondazh

Poll