Politike

VKM! 'Paralizohet' Tirana me 25 Maj, 1.2 mld për rindërtimin, fond shtesë për shëndetësinë & sportin

Më 25 Maj punonjësit e administratët do jenë pushim, për shkak të finales së Conference League. Qeveria miratoi një mbështetje financiare shtesë edhe për sportin dhe shëndetësinë.

18 Maj 2022, 13:40 Nga DOSJA
VKM! 'Paralizohet' Tirana me 25 Maj, 1.2 mld për
Ministrat

TIRANË- Conference League do të 'paralizojë' Tiranën. Më 25 Maj, punonjësit e administratës do të jenë pushim, nuk do të lejohet qarkullimi i makinave si dhe do të bëhet bllokimi i hyrjes në Tiranë, deri në orën 18:00. Ky ishte një nga vendimet e marra nga Këshilli i Ministrave, i prezantuar ditën e sotme nga ministri i Brendshëm Bledi Çuçi. 

Ky vendim është marrë në kuadër të finales së Conference League, ndërmjet ekipit të Romës dhe Feyenord. Qarkullimi do të jetë i lejuar vetëm për mjetet e urgjencës, ndërsa kushdo që do të futet në qarkun e Tiranës, mund të vijë pas orës 18:00.

1.2 miliardë dollarë është shuma që do të shkojë për rindërtimin. Kështu deklaroi ditën e sotme ministri për Rindërtimin Arben Ahmetaj, gjatë prezantimit të vendimeve të qeverisë. Procesi i rindërtimit pritet të përfundojë thuajse në të gjithë vendin brenda muajit shtator ndërsa pas këtij muaji, punimet do të vijojnë vetëm te “5 Maji” dhe në zonën e Kombinatit ku ka pasur më shumë vonesa.

Qeveria ka miratuar financim shtesë për sistemin shëndetësor. Pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Ministrave, Ministrja Ogerta Manastirliu tha se paratë e akorduara, që vijnë si një fond nga Banka Botërore do të përdoren për të përmirësuar infrastrukturën në spitale dhe shërbimin e tyre.

Mbështetje financiare shtesë është miratuar nga Qeveria për sektorin e sportit, një buxhet prej 160 milionë lekë i adresohet federatave sportive dhe sportistëve elitarë”. Ministrja e Arsimit, Evis Kushi deklaroi se sportistët shqiptarë do të trajtohen njësoj si ata të Bashkimit Europian. 

(a.b)/dosja.al

Sondazh

Poll