Politike

VD-Dosja 184 s'i "shqitet" Ulsi Manjës, Tabaku ia kujton para Arben Krajës, ministri: Kam një merak

Për kërkesën e Tabakut për krerët e institucioneve të drejtësisë, mori një përgjigje nga vetë Manja, i cili iu përgjigj me tone ironie duke i thënë se i vjen mirë që monitoron seancat e dosjes 184.

18 Maj 2022, 13:46 Nga DOSJA
VD-Dosja 184 s'i "shqitet" Ulsi Manjës, Tabaku ia kujton
Pamje nga mbledhja

TIRANË- Kryetarja e Këshillit Kombëtar për Integrimin Europian, Jorida Tabaku ngriti pyetje se çfarë po ndodh me dosjen e Dibrës, duke përmendur edhe emrin e ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja. Për kërkesën e Tabakut për krerët e institucioneve të drejtësisë, mori një përgjigje nga vetë Manja, i cili iu përgjigj me tone ironie duke i thënë se i vjen mirë që monitoron seancat e dosjes 184. Madje i përmendi dhe voatat e marra në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit në këtë bashki.

PJESË NGA BISEDA:

Jorida Tabaku: Krimet zgjedhore për mua dosja e Dibrës (dosja 184) ku janë përfshirë disa ministra ku edhe i nderuari Ulsi Manja ulur këtu me mua është shëmbulli më i keq sesi një dosje nuk duhet që të procedohet. 40 seanca, asnjë dëgjesë. Në këtë dosje janë edhe disa ministra të përfshirë, çfarë po ndodh me dosjen e Dibrës. Hetimi i krimeve zgjedhore është shumë i rëndësishëm.

Manja: Një përgjigje të shkurtër…

Jorida Tabaku: Po, por flas… Ta përfundoj meqë e drejtoj unë këtë seancë. Të përfundoj logjikën pastaj.

Manja: Kam një përgjigje të shkurtër për të gjitha ato që iu thatë.  Zonja kryetare se ma përmendët emrin disa herë, unë nga Dibra kam merak që nuk solla një tufë me lule, ju kujtoj që qytetarët e mi të Dibrës më votuan.

Këshilli Kombëtar për Integrimin Europian u mblodh këtë të mërkurë për të folur për "Ecurinë në luftën kundër korrupsionit dhe zbatimin e rekomandimeve të Komisionit Europian në Raportin e vitit 2021 për Shqipërinë si dhe Nënkomitetin BE-Shqipëri për Drejtësi, Liri dhe Siguri 2021".

(k.m/dosja.al)

Sondazh

Poll