Politike

VD-'A ka më deputetë që hetohen?'/ Arben Kraja 'kyç gojën': Nuk jap përgjigje, e thotë ligji

Arben Kraja iu përgjigj duke i kujtuar se ligjin që vetë socialistët kanë votuar tregon se nuk mund të flasë për çështjet në hetim.

18 Maj 2022, 12:56 Nga DOSJA
VD-'A ka më deputetë që hetohen?'/ Arben Kraja
Arben Kraja
 

TIRANË- Kreu i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Arben Kraja nuk u përgjigj nëse kanë nisur hetime për zyrtarë të lartë në vend. Për këtë u pyet nga Taulant Balla në Këshillin Kombëtar të Integrimit Europian, por Kraja iu përgjigj duke i kujtuar se ligjin që vetë socialistët kanë votuar tregon se nuk mund të flasë për çështjet në hetim.

"Do prezantoj shkurt arritjet e institucionit. Për arsye të kufizimeve ligjore unë nuk do të jap asnjë përgjigje për pyetjet konkrete, rreth individëve që mund të jenë në hetim dhe as do jap opinion për çështjet që më kërkuat. Kjo është e shkruar në ligjin që keni votuar ju, dhe unë do të zbatoj ligjin që ju keni miratuar,"- tha Kraja.

Këshilli Kombëtar për Integrimin Europian u mblodh këtë të mërkurë për të folur për "Ecurinë në luftën kundër korrupsionit dhe zbatimin e rekomandimeve të Komisionit Europian në Raportin e vitit 2021 për Shqipërinë si dhe Nënkomitetin BE-Shqipëri për Drejtësi, Liri dhe Siguri 2021".

(k.m/dosja.al)

Sondazh

Poll