Sport

Luajti 81 minuta ndaj Liverpool, zbulohet vlerësimi për Armando Brojën

Liverpool fitoi me përmbysje me shifrat 1-2 ndaj Southampton në javën e parafundit të Premier League e tashmë kërkon ndihmën e Steven Gerrard, ish-kapitenit legjendar,për t’ia rrëmbyer titullin Manchestër City-t në 90 minutat e fundit të sezonit

18 Maj 2022, 17:04 Nga DOSJA

Luajti 81 minuta ndaj Liverpool, zbulohet vlerësimi për Armando

ANGLI- Liverpool fitoi me përmbysje me shifrat 1-2 ndaj Southampton në javën e parafundit të Premier League e tashmë kërkon ndihmën e Steven Gerrard, ish-kapitenit legjendar,për t’ia rrëmbyer titullin Manchestër City-t në 90 minutat e fundit të sezonit. Në këtë përballje, nga minuta e parë u aktivizua sulmuesi i Kombëtares Armando Broja.

Pavarësisht se sulmuesi nuk po shënon prej 11 ndeshjesh rradhazi, këtë herë 20-vjecari zhvilloi një paraqitje të mirë në 81 minuta lojë. Gazeta Hampshire e ka vlerësuar me notën 6 paraqitjen e Brojës. "U fut disa herë në pozicionet e duhura dhe goli iu mohua nga këmbët e Alison. Punon shumë në sulm për periudhë të gjatë kohe, duke mbyllur mbrojtësit e Liverpool. Megjithatë ishte i izoluar në sulm për shumicën dërrmuese të ndeshjes", shkruhet nga Hampshire.

Kur ka mbetur edhe një javë nga përfundimi i sezonit, ende nuk dihet e ardhmja e sulmuesit shqiptar. Rikthimi te Chelsea apo një transferim te Napoli? Dihet që për Brojën do të jetë një verë e nxehtë, pasi ofertat për të nuk mungojnë.

E.Ç (Dosja.al)

627083 11194

Sondazh

Poll