'Nuk e kuptoj pse u bë bujë', modelja greke reagon pas denoncimit të taksistit shqiptar
Pas padisë modelja ka folur sot në emisionin “Super Katerina” dhe ka treguar versionin e saj të ngjarjes duke dhënë edhe më shumë detaje.
GREQI- Një 58-vjeçar shqiptar i cili punon si taksist në Greqi ka paditur ditën e djeshme modelen Stella Samnioti e cila postoi një video në Tiktok pa dijeninë e tij ku sipas saj ai e ofendonte dhe tentoi ta dhunonte.
Pas padisë modelja ka folur sot në emisionin “Super Katerina” dhe ka treguar versionin e saj të ngjarjes duke dhënë edhe më shumë detaje.
“Kam thirrur taksinë për një distancë shumë të shkurtër, kam vite që marr taksi çdo ditë. Që në momentin që u nis, sjellja e zotërisë ishte e çuditshme. Ishte pak i beftë, i kërkova të më linte 50 metra para destinacionit përfundimtar dhe në momentin që i thashë, filloi të më bërtiste. Ai më thoshte “kush je ti që të më thuash ndal, aplikacioni më thotë çfarë të bëj”” , ka shpjeguar modelja.
Samnioti më pas thotë se versioni i taksistit është i rremë pasi sipas saj ai u inatos kur ajo i tha se do të telefononte policinë, madje ajo u habit se pse ai bëri denoncim dhe kjo ngjarje mori kaq bujë të madhe.
“Zotëria doli jashtë kontrollit, duke bërtitur e sharë. Kur e paralajmërova se do të telefonoja 100, ai doli nga makina. Sapo e pashë dola dhe vrapova. Kjo që thotë është gënjeshtër, nuk arrij ta kuptoj pse ka hapur një proces për të marrë masa ligjore”, tha ajo.
Taksisti, i cili nuk ka asnjë kontakt me rrjetet sociale, shprehet se për videon është njoftuar nga një i afërm, i cili ka njoftuar edhe shefin e tij, i cili jeton përgjithmonë jashtë vendit.
Ngjarja ka ndodhur në muajin prill ku sipas shqiptarit, modelja e kishte rezervuar përmes një aplikacioni dhe kishte kërkuar ta dërgonte në një vend të caktuar. Por gjatë udhëtimit ajo i kërkoi të ndryshonte destinacionin dhe madje ta priste që ta kthente përsëri në shtëpinë e saj. Kur ai i shpjegoi se diçka e tillë duhej thënë që në fillim kur i bëri kërkesë aplikacionit, ajo u tensionua dhe i bëri një video të cilën e postoi në rrjetet sociale.
(d.a/dosja.al)
Sondazh
Autoboti përplaset me makinën në Rrugën e Kombit, plagosen dy persona
Pamje nga aksidenti në Rrugën e Kombit KUKËS- Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Rrugën e Kombit...
E mbuluar me çarçaf për mos të lënë njolla gjaku, policia italiane zbulon dhomën e torturës së bandës shqiptare
Policia italiane ITALI- Lufta e nisur muaj më parë nga banda shqiptare me atentate, dhunë, makina të shënjestruara nga të sht...
60 kg kokainë/ Vazhdon kontrolli i anijes, polumbarë shkojnë tek motori e helika
Foto ilustruese DURRËS- Policia dhe hetuesit janë të bindur se në anijen “Unistream” ka akoma kokainë të fshehur,...
Aksident me motor tek "21 Dhjetori", 37-vjeçari përplasi të moshuarin
Policia e Tiranës TIRANË- Një aksident me motor ka ndodhur ditën e sotme në kryqëzimin e 21 Dhjetorit. Drejtuesi i motorit, e...
Policia 'aksion' në Vlorë! Kërkon për autorin e zjarrëvënies dhe 38-vjeçarin e zhdukur, 2 në hetim
Policia Vlore TIRANË- Autori i zjarrëvënies së mjetit të Rushit Imerit është identifikuar nga policia. Ai është...
VD- Përmirësohet gjendja shëndetësore e Limoz Dizdarit, mjekët: E zgjuam përmes këngëve të tij
Ogerta Manastirliu TIRANË- Gjendja shëndetësore e kompozitorit të njohur shqiptar, Limoz Dizdarit është përmirë...
2500 € për 'kokë'! Mashtronte qytetarët se do i punësonte tek OKSH, në kërkim 28-vjeçarja
Joana Boçaj VLORË- Policia e Shtetit ka shpallur në kërkim Joana Boçajn, e cila mashtronte qytetarët në këmbim ...
Vendimi i Hagës për Hysni Gucatin! Familja në ankth, mblidhen rreth TV, momenti kur fiken dritat
Familja e Hysni Gucatit KOSOVË- Ky është momenti kur familja e Hysni Gucatit po pret që të mësojë vendimin e Gjykatë...
Gucati dhe Haradinaj dënohen me katër vjet e gjysëm burgim në Hagë
Hysni Gucatin dhe Nasim Haradinaj HAGË- Dhomat e Specializuara shpallën fajtorë Hysni Gucatin dhe Nasim Haradinaj, duke i dënuar me kat...
Gjobiste turistët në Pogradec, ndalohet inspektori i Policisë
Policia POGRADEC- Një inspektor i Policisë në Pogradec, është vënë në pranga pasi ka shpërdoruar detyrën....

