Politike

VD-Kreu i SPAK: 80% të rasteve që kemi në dorë, as që e dinë se janë nën hetim

Ndërsa nuk përjashtoi që ndër ta të jenë edhe zyrtarë të lartë.

18 Maj 2022, 14:22 Nga DOSJA
VD-Kreu i SPAK: 80% të rasteve që kemi në dorë, as që e
Arben Kraja

TIRANË- Kreu i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Arben Kraja në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Integrimit dha detaje lidhur me dosjet që janë nën hetim. Gjatë fjalës së tij, Kraja bëri me dije se 80% e dosjeve që po heton SPAK nuk u janë bërë me dije subjekteve. Ndërsa nuk përjashtoi që ndër ta të jenë edhe zyrtarë të lartë.

"SPAK ka në fokusin e saj zbatimin e rekomandimeve për garantimin e zbatimit të ligjit. Duhet të garantohet që SPAK të garantojnë burimet dhe bashkëpunimet e duhura. Kemi bashkëpunuar ngushtë me institucinet ligjzbatuese. Koncepti i hetimit proaktiv nuk është vetëm fillimi i hetimit kryesisht por që ti të hetosh pa e ditur tjetri që po hetohet. 80% e rasteve që kemi në dorë janë hetime proactive dhe as nuk e dinë që po hetohen, kështu që kemi qenë shumë të fokusuar. Të përfshirë ka edhe persona e zyrtarë të lartë. Materialet i janë dhënë deputetëve dhe nuk futëm në shifra konkrete,"-tha ndër të tjera Arben Kraja.

Këshilli Kombëtar për Integrimin Europian u mblodh këtë të mërkurë për të folur për "Ecurinë në luftën kundër korrupsionit dhe zbatimin e rekomandimeve të Komisionit Europian në Raportin e vitit 2021 për Shqipërinë si dhe Nënkomitetin BE-Shqipëri për Drejtësi, Liri dhe Siguri 2021".

(k.m/dosja.al)

Sondazh

Poll