Aktualitet

2500 € për 'kokë'! Mashtronte qytetarët se do i punësonte tek OKSH, në kërkim 28-vjeçarja

Joana Boçaj shfaqej duke përfituar shuma të konsiderueshme parash, duke u premtuar personave të ndryshëm vende pune dhe favore të tjera.

18 Maj 2022, 11:06 Nga DOSJA
2500 € për 'kokë'! Mashtronte qytetarët se do i
Joana Boçaj

VLORË- Policia e Shtetit ka shpallur në kërkim Joana Boçajn, e cila mashtronte qytetarët në këmbim të shumave monetare. Pas transmetimit të mbrëmshëm në emisionin investigativ “Stop”, Boçaj shfaqej duke përfituar shuma të konsiderueshme parash, duke u premtuar personave të ndryshëm vende pune dhe favore të tjera.

“Specialistët e Hetimit të Krimit Ekonomiko-Financiar në DVP Vlorë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, si dhe shpallën në kërkim Joana Bocaj 27 vjeçe, banuese në lagjen “Lirimi”,Vlorë. Vijon puna për kapjen e saj. Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë falënderon mediat dhe qytetarët për bashkëpunimin dhe i fton ata që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie, duke iu garantuar reagim të shpejtë dhe të paanshëm,”-thuhet në njoftimin e Policisë.

Dje, një zotëri tregoi se si ishte mashtruar nga 27-vjeçarja, e cila ishte prezantuar si punonjëse e Operatorit të Kujdesit Shëndetësor në Vlorë dhe i kishte thënë se i duheshin rreth 100 punonjës pasi mbulonte gjithë jugun. Zotëria në fjalë pagoi 2500 euro që nusja e djalit të fillonte punë si shefe finance në Spitalin Memorial të Fierit. Bocaj i dha edhe një urdhër emërimi dhe procedura do të përfundonte për dy muaj. Por kaluan më shumë se 6 muaj dhe mashtrimi u zbulua.

(k.m/dosja.al)

Sondazh

Poll