Aktualitet

Aksident me motor tek "21 Dhjetori", 37-vjeçari përplasi të moshuarin

I moshuari është lënduar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

18 Maj 2022, 11:53 Nga DOSJA
Aksident me motor tek "21 Dhjetori", 37-vjeçari përplasi
Policia e Tiranës

TIRANË- Një aksident me motor ka ndodhur ditën e sotme në kryqëzimin e 21 Dhjetorit. Drejtuesi i motorit, emri i tij nuk është bërë me dije por është identifikuar me iniciale A. T., 37 vjeç, ka aksidentuar të moshuarin me iniciale H. B., 72 vjeç i cili ishte me biçikletë. I moshuari është lënduar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Njoftim i Policisë Tiranë

"Më datë 18.05.2022, në afërsi të kryqëzimit të 21 Dhjetorit, motomjeti me drejtues shtetasin A. T., 37 vjeç, ka aksidentuar biçiklistin shtetasin H. B., 72 vjeç. Si pasojë shtetasi H. B., është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

(d.d)/dosja.al

Sondazh

Poll