Aktualitet

VD- Përmirësohet gjendja shëndetësore e Limoz Dizdarit, mjekët: E zgjuam përmes këngëve të tij

Ministrja Ogerta Manastirliu, ishte e pranishme në ambientet e spitalit të 'Shefqet Ndroqit', aty ku pa nga afër Dizdarin

18 Maj 2022, 11:29 Nga DOSJA
VD- Përmirësohet gjendja shëndetësore e Limoz Dizdarit,
Ogerta Manastirliu

TIRANË- Gjendja shëndetësore e kompozitorit të njohur shqiptar, Limoz Dizdarit është përmirësuar. Ditën e sotme ai ka dalë nga intubimi. Ministrja Ogerta Manastirliu, ishte e pranishme në ambientet e spitalit të 'Shefqet Ndroqit', aty ku pa nga afër Dizdarin.

'Do bëhesh shumë mirë, jam e emocionuar'- tha ministrja.

Mjekët e spitalit shpjeguan se ndërhyrja ka qenë delikate dhe e kryer ne kushtet e intubimit, ku i janë vendosur 4 stenda kompozitorit të njohur, ndërsa thanë se e zgjuan kompozitorin, pikërisht përmes këngëve të tij.

“Është bërë një punë fantastike. 4 stenda i vendosën. Dy javë i intubuar dhe gjitha asistimet janë bërë në kushtet e një pacienti të intubuar gjatë gjithë kohës, me hemodinamikë, i janë vendosur 4 stendat. Pasi problematikat ishin jo vetëm pulmonare, goxha të rënda, me një pneumoni të rëndë por edhe me një insuficiencë kardiake, që u desh të stabilizohej falë punës së zgjithë stafit. Ja hapëm si arterie, i vendosëm 4 stenda dhe për fat për dy ditë reagoi mirë”, shpjeguan mjekët.

Artisti i Merituar Limos Dizdari, njëkohësisht edhe ish-deputet i Partisë Socialiste të Delvinë u shtrua javë më parë në gjendje të rëndë në spital. Ai ishte i intubuar në reanimacion me insufiçencë pulmonare. Dizdari ka lindur në 7 shkurt të vitit 1942 në fshatin Rusan të Delvinës. Kompozitori i mirënjohur njihet për vepra simfonike, përpunimin dhe kompozimin e këngëve të muzikës së lehtë mbështetur në traditën popullore shqiptare. Ai është edhe kompozitor i muzikës së shumë filmave.

(A.B)/Dosja.al

Sondazh

Poll