Sport

Përmbysje ndaj Southampton dhe shpresë, titulli City-Liverpool vendoset në 90 minutat e fundit

Fitorja e titullit në Premier League do të vendoset të dielën në javën e fundit. Liverpool arrin të kapërcejë Southampton 2-1 dhe sheh Man.City-n 1 pikë larg.

17 Maj 2022, 23:05 Nga DOSJA

Përmbysje ndaj Southampton dhe shpresë, titulli City-Liverpool

ANGLI- Fitorja e titullit në Premier League do të vendoset të dielën në javën e fundit. Liverpool arrin të kapërcejë Southampton 2-1 dhe sheh Man.City-n 1 pikë larg. Liverpool do të duhet të kërkojë një favor nga ish-kapiteni i tyre historik Gerrard, trajneri i Aston Villa që do të përballet me Guardiolën.

Klopp pret Wolves në shtëpi. Southampton shtangu fillimisht Liverpool në minutën e 13-të të takimit, Nathan Redmond realizoi për 'shenjtorët'. Epërsia e Southampton nuk zgjati shumë, pasi Liverpool barazoi rezultatin në minutën e 27-të me Minaminon, që nuk i dha asnjë mundësi reagimi portierit vendës në një distancë të afërt, prirët me portën. Liverpool, pasi e dominoi ndeshjen për minuta të tëra, ia doli të shënonte golin e dytë me Matip në minutën e 67-të.

E.Ç (Dosja.al)

Sondazh

Poll