Sport

UEFA dhe shteti spanjoll ndalojnë shqiponjën Attila, Frankfurt pa maskotën në finalen e Europa League

Nuk ka finale për shqiponjën Attila, e cila nuk do të ndjekë Eintracht Frankfurtin në Sevilje për ndeshjen kundër Rangers

17 Maj 2022, 21:10 Nga DOSJA

UEFA dhe shteti spanjoll ndalojnë shqiponjën Attila, Frankfurt pa

SPANJË- Nuk ka finale për shqiponjën Attila, e cila nuk do të ndjekë Eintracht Frankfurtin në Sevilje për ndeshjen kundër Rangers. Simboli i ekipit gjerman fluturon mbi qiellin e Deutsche Bank Park me rastin e ndeshjeve në shtëpi që nga viti 2006, por nuk do të mund të fluturojë mbi atë të stadiumit Ramón Sánchez-Pizjuán.

Sipas raportimeve nga shtypi spanjoll, në fakt, legjislacioni iberik parashikon një karantinë 15-ditore për hyrjen e kafshëve të gjalla në vend dhe për më tepër do të kërkohet leja e UEFA-s. Këto janë arsyet që e shtynë Eintracht-in të mos e marrë në Spanjë, nga ku shumë tifozë do të nisen për të mbërritur në qytetin andaluzian ku ndeshja e shumëpritur kundër skocezëve në Glasgoë është planifikuar të mërkurën më 18 maj (21:00).

E.Ç (Dosja.al)

11461 12818

Sondazh

Poll