Sport

A do të largohet De Jong? Laporta: “Askush nuk do të largohet për arsye ekonomike"

Presidenti “blaugrana” mohon idenë se klubi katalan do të shesë futbollistë për të mbushur kasafortën. Sipas tij, kriteri sportiv do të jetë parësor

18 Maj 2022, 05:51 Nga DOSJA
A do të largohet De Jong? Laporta: “Askush nuk do të largohet

SPANJE - A mund të largohet Frenkie De Jong nga skuadra katalane? Mesfushori holandez, sipas mediave të ndryshme, mund të "sakrifikohet" për t'i lejuar Barcelonës të mbledhë para dhe të ndjekë disa objektiva të tregut. 

Mirëpo presidenti Laporta, gjatë një interviste për “Radio Catalunya”, e mohoi këtë logjikë: "Ne po bëjmë që zona sportive të funksionojë. Ka lojtarë që marrin oferta, por ne do të bëjmë më të mirën për klubin.

Nëse do të sigurojmë burimet financiare që shpresojmë të vijnë, asnjë lojtar nga klubi ynë nuk do të largohet për arsye ekonomike. Nuk e di nëse do të ketë asgjësime të dhimbshme. Kemi disa kanale të hapura për të marrë para."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll